Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët në Kosovës janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët në Kosovës janë të kalueshme

19 shkurt 2017 17:16

Të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale, si dhe rrugët në pjesët e thella malore mbeten të hapura për qarkullim. Komunikacioni po zhvillohet pa ndonjë problem edhe në rrugët afër Qendrave e Skijimit.

Kështu ka bërë me dije përmes një njoftimi për media Ministria e Infrastrkturës, sipas së cilës, menaxherët rajonalë janë duke monitoruar gjendjen e të gjitha rrugëve, ndërsa ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara janë të gjendje gatishmërie për të mundësuar funksionimin e komunikacionit pa probleme.

Gjithashtu në njoftim thuhet se Ministria e Infrastrukturës së bashku me Policinë e Kosovës dhe ekipet lokale në komunat e Kosovës janë duke bashkëpunuar për të rritur sigurinë në rrugë.

Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, duke respektuar Ligjin dhe duke qenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme