Arbëri

Komuna e Vushtrrisë padit dhe gjobit dëmtuesit e pronës publike komunale

Drejtoria për inspektime, përkatësisht inspektorët komunalë, së bashku me Drejtorinë e Kadastrit në mbështetje edhe nga Policia e Kosovës, pas raportimeve nga qytetarët, sot kanë bërë ndalimin gërmimeve të dheut në pronën komunale në vendin tek ish stacioni i autobusëve në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë në qytetin e Vushtrrisë.

Gjatë inspektimit, inspektorët kanë konstatuar se gërmimi i dheut është bërë pa lejen e organeve kompetente.

Më këtë rast, inspektorati komunal përveç ndalimit të gërmimeve, ka ndërmarr edhe këto masa ligjore: kallëzim penal ndaj personave që janë gjetur në pronën komunale duke bërë gërmimin e dheut; urdhërim të kthimit në gjendjen fillestare, si dhe ka shqiptuar masë ndëshkuese sipas ligjit në fuqi.

Komuna e Vushtrrisë njofton se do të ketë zero tolerancë për të gjitha dëmtimet e pronës komunale dhe ndërtimet pa leje.

Image