Dushi kundër tensionit të ulët

Artikujt tjerė
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
Ka gjithnjë e më shumë njerëz, veçanërisht të rinj, që vuajnë nga hipotensioni, respektivisht nga tensioni i ulët i gjakut. Simptomat më të shpeshta janë të qenët të përgjumur, marramendja, kokëdhembja, zbehja, rraskapitja, kujtesa e dobët... Ekspertët thonë që nuk ka ilaç për tension të ulët, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta kontrolloni.
Kafeina, guarana dhe stimuluesit e tjerë do ta rrisin tensionin e gjakut, por në doza më të mëdha mund të nxisin rrahjen e shpejtë të zemrës, çka do të thotë që duhet të jeni të kujdesshëm. Si ilaçe alternative aplikohen preparatet në bazë të Zen-Shen. Zen-Shen siberik, si më i lehtë u rekomandohet personave të rinj, ndërsa ai kinez apo korean, meqenëse është më i fortë, rekomandohet për personat më të vjetër që kanë tension shumë të ulët të gjakut.
Çdo ditë bëni dush me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë me radhë, bëhuni më aktiv, shëtisni më shumë, konsumoni më shumë kripë (kripa e lidh ujin në organizëm dhe rrit volumin e gjakut qarkullues), ndërsa çdo ditë pini shumë ujë dhe çaja bimorë. Hani më pak e më shpesh, konsumoni më shumë vitamina C, kalium dhe hekur. Pasuroni menynë me pemë dhe perime të freskëta.







