ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Në CERN u prodhua temperatura 100 000 më e lartë se ajo në Diell

Publikuar: 22.08.2012 - 20:51

Washington, 22 gusht - Fizikanët e Institutit për hulumtime nukleare (CERN), të cilët punojnë me përplasësin e madh të grimcave të atomeve (LHC), arritën të krijojnë temperaturën madje 100 000 herë më të lartë se sa ajo në brendi të Diellit. Kjo është temperatura më e lartë e krijuar ndonjëherë  nga njeriu.

Me përplasjen e jonit të plumbit shkencëtarë krijuan një lëng jashtëzakonisht të nxehtë subatomik, të njohur si plazma kvark-gluon, në temperaturë prej 5.4 bilionë gradë Celsius, gjë që paraqet temperaturën më të lartë të krijuar gjatë ndonjë eksperimenti. 

Shkencëtarët besojnë se hulumtimet e tyre do të ofrojnë njohje të kushteve që kanë mbretëruar në kozmos shumë shpejt pas krijimit të kozmosit.

Rezultatet deri te të cilat arritën shkencëtarët e CERN-it duke punuar në detektorin ALICE janë publikuar dje në një konferencë për shtyp kushtuar joneve të rënda në Washington.

Zëdhënësi i projektit ALICE pranoi se matjet nuk ishin aq precize, por që vlerësohet se temperatura ishte rreth 5.4 bilionë gradë Celsius. Sipas fjalëve të tij, të dhënat e sakta do të bëhen të njohura pas disa javësh.

Komente (6)

liridon osmani23.08.2012/20:04

Po po, Shqiptaret vetem rrini, mendoni edhe besoni me sy mbyllur.
Zgjohuni nga gjumi o te mjere!



blerim23.08.2012/16:28

Kurr ska mundsi me bere kete

dreni23.08.2012/11:55

mire e keni kta jane duke u munduar me e mashtrue popullin me ato fantazite e veta po nuk jane kah mashtrojne tjeter pos vetes se tyre po te ishte ashtu nuk do te ekzistonte dimri eheheheh

Kenan Rushiti22.08.2012/23:14

Po e vertet ish, edhe e kishin ftof tana me sprej...

enver22.08.2012/22:42

o kjo eshte marri bre po a e dini se qka kish ndodhe ku eshte djelli large nesh edhe vjen te nxet qe mezi e perballoim. po kto shpikje jon mashtruse per njerzimin po ku munde te krijoim ne temperatur duke u barazuar me fuqin e ALLAHUT.

ardiani 22.08.2012/21:23

kurr hiq smunet me ba njeri kete

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 17°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell