ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Androidi humb tregun në SHBA

Publikuar: 09.08.2012 - 09:57

Edhe pse ende udhëheq, përqindja e Android në mesin e sistemeve operative për telefona “të zgjuar” mobil në SHBA dukshëm ka rënë në tremujorin e dytë në raport me periudhën e njëjtë një vit më herët.

Sipas të dhënave të kompanisë Strategy Analytics, Android në tremujorin e dytë kambajtur 56 për qind të tregut të telefonave mobil në SHBA, çka është rënie në krahasim me 61 për qind në periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Dërgesat e përgjithshme kanë rënë nga 15,3 milionë në 13,4 milionë pajisje.

Njëkohësisht iPhone ka shënuar rritje të madhe dhe përqindja e tij në treg është rritur nga 23 i vitit të kaluar në 33 për qind. Dërgesat e përgjithshme janë rritur nga 5,9 në 7,9 milionë kopje. Në vendin e tretë është Black-Berry, i cili vazhdon të humb përqindje, i cili në tremujorin e dytë ka rënë nga 11 në 7 për qind. Dërgesat e përgjithshme të telefonave smart në SHBA kanë shënuar rënie për 5 për qind në tremujorin e dytë në raport më periudhën e njëjtë një vit më herët.

Si arsye për rënie përmendet jostabiliteti ekonomik, si dhe kushtet e vështira të operatorëve për azhurnim të pajisjeve mobile. 

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CKryesisht me vranėsira
Shkup 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C