ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Neutrinot – jo edhe aq të shpejta

Publikuar: 27.06.2012 - 15:00

Bota që nga shtatori i vitit të kaluar argëtohet me idenë që ndoshta ekzistojnë neutrino më të shpejtë se drita, respektivisht që shpejtësia e dritës nuk është kufiri përtej të cilit nuk mundemi. Eksituese është të mendojmë për vizita tek Eccentrica Gallumbits në Eroticon 6, të cilat tani, kështu të kufizuar relativisht na duken të pamundshme.

Fatkeqësisht, për momentin gjithçka mbetet në mendime sepse është treguar që eksperimenti në kuadër të projektit OPERA në të cilin supozohet të jenë gjetur neutrinot më të shpejta se drita –është kryer me pajisje që nuk kanë qenë në rregull. Me pajisjen e re, të rregulluar, e cila përfshin orën korrigjuese për matjen e shpejtësisë dhe kabllon korrigjues optik (dy pjesë të pajisjes të detektuara si shkaktarë të matjeve të gabuara në eksperimentin e mëhershëm) ka dalë që neutrinot udhëtojnë gati saktësisht me shpejtësinë e dritës, pikërisht ashtu siç edhe pritej nga ato.

Në lidhje me ketë është deklaruar edhe Sergio Bertolucci, drejtori i hulumtimeve në CERN i cili ka thënë që rezultatet në fund nuk janë aq ekstituese siç kishin shpresuar, por janë ashtu siç intimisht i kishin pritur të gjithë.

Problemi me neutrinot më të shpejta se drita është që hedhin poshtë teorinë e relativitetit të Einsteinit, e cila deri tani shumë herë është vërtetuar në teori dhe praktikë. Ana e mirë, megjithatë ishte mundësia e hapjes së një fizike krejtësisht të re (teorive të reja) të cilat deri tani nuk kanë mundur as të paramendohen, nëse tregohet që rezultatet e matjeve ishin të sakta.

Megjithatë, pasojat e matjeve tani më të hedhura poshtë apo të demantuara nuk ishin vetëm entuziazmi i përgjithshëm në mes fizikanëve, si në CERN, ashtu edhe në projektin OPERA, i cili për ata që nuk e dinë nuk është pjesë e CERN-it, por projekt hulumtues i pavarur italian. Madje kanë shkaktuar tensione të tilla brenda ekipeve sa që në fund të muajit mars të këtij viti Antonie Ereditato nga Universiteti në Bern dhe Dario Autiero nga Instituti për fizikë nukleare në Lyon kanë dhënë dorëheqje në pozitat e tyre brenda projektit OPERA për shkak të marrëdhënieve të prishura ndër-njerëzore.

Matjet e reja të kryera në Itali në detektorët nën malin Gran Sasso, në drejtim të të cilit “shkrepen” neutrinot nga CERNI në Zvicër, kanë treguar që shpejtësia e tyre është brenda 0,5 nanosekondave të shpejtësisë së dritës, me rezolucion të eksperimentit prej 8 nanosekondash, me atë që me analizë të mëtejshme statistikore gabimi relativ do të zvogëlohet. Kjo është hera e parë në histori që shpejtësia e neutroneve është matur me saktësi të tillë, që megjithatë është diçka me të cilën ekipi i projektit OPERA tani mund të ngushëllohet.

Megjithatë, qëllimi i vërtetë eksperimentit edhe ashtu kurrë nuk ishte matja e shpejtësisë së neutroneve, që është vetëm një nga pasojat rastësore rrugës, por kërkimi i neutrinove që ndryshojnë tipin. Këto grimca subatomike me masë jashtëzakonisht të vogël vijnë në tre tipa apo lloje: neutrino elektronike, neutrino tau dhe neutrino mionike. Ajo që është interesante tek ato është që neutrinot mund të oscilojnë nga një formë në tjetrën, respektivisht, të ndryshojnë tipin e vet.

Para projektit OPERA të gjitha dëshmitë për oscilimin e neutrinove (ndryshimi i tipave) kanë qenë indirekte dhe në bazë të neutrinove të zhdukura – detektorët në fund do të regjistronin numër më të vogël të llojit të caktuar të neutrinove se sa duhej të ishin, çka ishte dëshmi indirekte që disa neutrino rrugës janë shndërruar në lloje tjera. Para dy vitesh OPERA për herë të parë ka detektuar një (me numër: 1)  neutrino tau në snopin e miliarda neutrinove mionike të cilat janë shkrepur drejt detektorët të tyre nga CERN.

Edhe pse ishte zbulim i madh, është pritur vërtetimi që rezultatet të ishin statistikisht më sinjifikative, ndërsa më 6 të këtij muaji është zbuluar edhe neutrino tau e dytë.

Gjithsej në OPERA “gjuajnë” në gjashtë (me shifër: 6) të neutrinove tau të detektuara para se me siguri të thuhet që është detektuar efekti i oscilimit të neutrinove. Fatkeqësisht, gati është e sigurt që i kanë kaluar kolegët nga Japonia dhe krejt kjo pa “skandale” me shpejtësi të matur gabimisht. Detektori japonez T2K deri tani, pohojnë shkencëtarët, ka detektuar 10 neutrino mionike që janë bërë neutrino elektronike.

Përfundimi? Neutrinot kanë masë minimale, oscilojnë nga një tip në tjetrin dhe në fund – nuk udhëtojnë më shpejt se drita.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°C