• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Jennifer Aniston ndahet nga Justin Theroux

Publikuar: 09.08.2012 - 17:31

Jennifer Aniston i ka dhënë fund historisë së saj 2-vjeçare me Justin Theroux. Sipas revistës ‘Star’, Jennifer është ndarë nga Justin, sepse ky i fundit ende nuk i ka propozuar për martesë.

Aktorja ishte e bindur se Justin do t’i propozonte martesën gjatë një udhëtimi që çifti bëri në Evropë, ku vizituan Parisin, Romën dhe Caprin, por kjo gjë nuk ndodhi.

43-vjeçarja i ka bërë të ditur aktorit Theroux se gjithçka mes tyre ka përfunduar para se të nisej për në Kaliforni për xhirimet e filmit të saj të ri.

Aniston interpreton rolin e një prostitute në filmin e saj më të fundit me titull ‘We’re the Millers’. Aktorja 43-vjeçare u fotografua në shesh-xhirim me recipeta gjatë skenave që për momentin po xhirohen në Kaliforninë e Veriut, transmeton TCH.

Filmi tregon historinë e një trafikanti marihuane, i cili krijon një familje të rreme për të futur kontrabandë në Amerikë plot 450 kilogramë të lëndës narkotike.

Jennifer në këtë rol prostitute paguhet për të qenë gruaja e trafikantit.

Në këtë film interpretojnë gjithashtu Emma Roberts dhe Kathryn Hahn.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu