Elton John: Madonna është striptiste, ka përfunduar karriera e saj

Artikujt tjerė
- Ku qëndron sekreti i pamjes së Kate Middleton?
- DJ Tiesto kryeson në listën e Forbes si më i paguari
- Elton John: Madonna është striptiste, ka përfunduar karriera e saj
- Genta: S`jam rrahur me D.J. personal, e pushova nga puna
- Aurela Gace: Gati klipi Ja ke nge
- Dafina, s'merret me media
- Mariza Ikonomi, imazh i New York Cosmetics
- Çiljeta dhe Ingridi me kile të tepërta
- Get it started, videokënga më e re e Shakirës
- Stewart përjashtohet nga premiera e Pattinson
Duke qenë musafir i një TV australiane, muzikanti i njohur britanik, Elton John, ashpër e ka fyer Madonnan. Gjatë prezantimit në këtë TV, John nuk ka zgjedhur fjalë derisa ka folur për mbretëreshën e pop-it. -Më falni, por karriera e saj ka përfunduar. Turni i saj ka qenë katastrofë totale. Po të kishte pak mend, do të bënte edhe një album siç ka qenë 'Ray of Light' dhe do ta ndërprente vallëzimin. Të merret me pop, sepse këtu vërtetë nuk ka shoqe. Por jo, ajo duhej të tregojë diçka. Duket se ndonjë striptiste nga luna-parku, tha John.
Shkas për këto fjalë kanë qenë akuzat e Madonnas në llogari të Lady Gagas, e cila është kumbarë e djalit të John, Zakarias. Madonna disa herë ka deklaruar se kënga e Gagas 'Born This Way' në të vërtetë është kopje e këngës së saj hit 'Express Yourself'.





