• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Stuhia ndërpret përkohësisht festivalin “Llollapalooza”

Publikuar: 06.08.2012 - 08:35

Londër, 6 gusht -  Festivali amerikan i muzikës, “Llollapalooza”, është ndërprerë në Çikago për shkak të një stuhie të fortë që ka goditur vendin. Dhjetëra-mijëra vizitorë që kishin ardhur për të ndjekur koncertet janë strehuar nëpër garazhe parkingjesh. Por të shtunën mbrëma, kur ndodhi stuhia, ishte paralajmëruar të performojë rock grupi “Red Hot Chili Peppers”. Po ashtu në mesin e performuesve që do të duhej të dilnin në skenë në mbrëmjen kur u ndërpre festivali ishin edhe bendi australian “Temper Trap” dhe rock bendi amerikan “Alabama Shkes”. Sipas një deklarate të lëshuar në uebfaqen zyrtare të festivalit “Llollapalooza”, organizatorët kanë thënë se e kanë marrë vendimin që të ndërpresin festivalin në bazë të të dhënave të shërbimit meteorologjik.

“Përgjithësisht rreth 60 mijë dhe rreth tre mijë anëtarë të stafit, duke përfshirë edhe artistët, janë evokuar në mënyrë të sigurt për 38 minuta. Dëshirojmë t’i falënderojmë vizitorët dhe artistët që e kanë marrë me qetësi këtë ndërprerje”, kanë shkruar ata. Sipas organizatorëve, festivali “Llollapalooza” në vitet e ardhshme do të shpërndahet edhe në Tel-Aviv, Sao-Paulo, Brazil, Santiago e Kil.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 34°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell