• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Poliçan: Ushtari roje vret shefin e tij dhe më pas veten

Publikuar: 06.08.2012 - 18:27

Poliçan/Skrapar, 6 gusht - Një ngjarje makabër që kalon çdo kufi njerëzor ka ndodhur paraditen e së hënës në qytezën e Poliçanit, pikërisht në Uzinën e prodhimit të armëve të kësaj qyteze. Roja me pagesë e Uzinës Mekanike të Armëve të Policanit, Shpëtim Dervishi, 45 vjeç, ka ekzekutuar me armë zjarri shefin e sigurisë teknike të ndërmarrjes, Vladimir Guri dhe më pas vret edhe veten. Por krimi nuk është mbyllur me kaq, pasi në një mënyrë krejt të pazakontë dhe të padëgjuar më parë në Shqipëri vëllai i viktimës, Kushtrim Guri, ka masakruar kufomën e Shpëtim Dërvishit, duke i prerë kokën për së vdekuri dhe duke e shetitur kokën e prerë ne mjediset e uzines, si dhe ne qytet duke terrorizuar banoret. Me pas ai e ka hedhur koken në shkurre dhe është larguar, për t'u arrestuar nga policia pas disa oresh. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së hënës, në ambjente e brendshme të Uzinës Mekanike të qytetit të Poliçanit në afërsi të vendit ku shërbente 45 vjeçari si roje. Burime të policisë në komisariatin e Skraparit kanë bërë të ditur se motivet e xhelozisë janë bërë shkak për këtë krim, pasi roja e Uzinës akuzonte viktimën se i ngacmonte seksualisht bashkëshorten e tij. Ky fakt, nuk është pranuar nga Dervishi, duke dashur ta mbyllë çështjen me vrasjen kolegut të tij të punës dhe pas pak minutash, në kushtet e depresionit autori ka vrarë edhe veten me një plumb në kokë me po të njëjtën armë. Hetimet rreth ngjarjes makabre po kryehen  nga Prokuroria Ushtarake, pasi uzina Mekanike e Poliçanit është nën varësi të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Komente (1)

meti07.08.2012/11:15

Se cka jane ne gjendje te bejne shqipetaret i kalon te gjitha kufijte e normales tia presh koken te vdekurit e te shetitesh me te ne qytet me te vertet ehste dicka jonormale

1000  Karaktere
Prishtinė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu