Burrë e grua humbin jetën në aksident, lëndohen dy fëmijë

Artikujt tjerė
- Në Portin e Vlorës kapet arsenal armësh
- Për Haris Beqirin 15 vjet burg
- Në Prishtinë e Ferizaj 4 të arrestuar për prostitucion
- Aksident në Durrës, vdes kalimtari
- Prizrenasi kapet afër Beogradit me 40 kg marihuan
- Kapen armë dhe municion në një fshat të Podujevës
- Ekstradohet në Maqedoni Shukri Aliu
- Gjykata Supreme e vërteton aktgjykimin për terrorizëm për Amir Sopën
- Supremja urdhëron rigjykim kundër 7 të akuzuarve për zhvatje
- Dhjetë shqiptarë arrestohen në Berlin për trafikim droge
Drenas, 6 gusht - Aksidenti i trafikut ka qenë me fatalitet për Sefedin e Bedrije Gashi nga fshati Arllat i Komunës së Drenasit. Automjeti me targa të Zvicrës ka goditur automjetin me targa të Kosovës. Togeri i Stacionit Policorë të Drenasit, Fehmi Hoti, ka njoftuar se aksidenti ka përfunduar me dy të vdekur dhe dy të lenduar.
Automjeti me targa të Zvicrës dyshohet se ka dalë nga rruga si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së rrugës dhe ka goditur automjetin tjetër me targa të Kosovës. Burrë e grua të familjes Gashi nga Arllati kanë vdekur në vend, ndërsa i janë lënduar edhe dy femijët e tyre, njëri 3 vjeç dhe tjetri 5 muajsh, ka njoftuar togeri Hoti. Të vdekurit janë Sefedin Gashi (1976) dhe bashkëshortja e tij Bedrije Gashi (1977). Hoti ka bërë të ditur se ndaj personit që ka shkaktuar aksidentin fatal, janë marrë masat policore, ndërsa për dy fëmijët e lënduar ka thënë se janë jashtë rrezikut për jetën dhe gjenden në QKUK ne Prishtinë.
Sipas raporteve të fundit të Policisë së Drenasit, gjatë muajit korrik dhe gusht kanë ndodhur mbi 10 aksidente të renda, ndërsa katër prej tyre kanë qenë me fatalitet.
Automjeti me targa të Zvicrës dyshohet se ka dalë nga rruga si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së rrugës dhe ka goditur automjetin tjetër me targa të Kosovës. Burrë e grua të familjes Gashi nga Arllati kanë vdekur në vend, ndërsa i janë lënduar edhe dy femijët e tyre, njëri 3 vjeç dhe tjetri 5 muajsh, ka njoftuar togeri Hoti. Të vdekurit janë Sefedin Gashi (1976) dhe bashkëshortja e tij Bedrije Gashi (1977). Hoti ka bërë të ditur se ndaj personit që ka shkaktuar aksidentin fatal, janë marrë masat policore, ndërsa për dy fëmijët e lënduar ka thënë se janë jashtë rrezikut për jetën dhe gjenden në QKUK ne Prishtinë.
Sipas raporteve të fundit të Policisë së Drenasit, gjatë muajit korrik dhe gusht kanë ndodhur mbi 10 aksidente të renda, ndërsa katër prej tyre kanë qenë me fatalitet.


rasim hoti07.08.2012/12:36
NGUSHLLIME PER FAMILJEN NGA ARLLATI...PO TE GJITH NE KEMI FAJ.. SE NE E KEMI NJE TE KEQE KUR VOZITIM THOJM HAJT,HAJT GRAHI SE PO SHKON KERRI PO E MRRIN 200KMOR.PO MOS O NJERZ SE 1 HERE TE FAL ZOTI NORMAL.SE DYTI JET O VDEKUR O GJYS INVALID..E KAM NGA PERVOJA.. NISUNI 12 ORE MA HERET E MOSE U NGUTNI JU LUTM..SE MRRIN BOLL

Pashtriku07.08.2012/12:03
Po a nuk janë shqiptar të kosvës a

malusheva07.08.2012/11:34
Kta mergimtart nga zwicra e italia kryt hava po ju doket vetja se veq kta jan poi marrin ne qaf popllin pa faj kta jetima qe do te rriten pa bab e pa nan per nje nat ne orllat ne malishev ne ostrozub po ashtu ne kev kan humbur jeten 4krejt nga kta analfabeta nga zwicra e italia zoti ju ... ft se i murrt qaf pollin pa faj qe ka drejtsi e polici denim me burg e me pare deri ma qe sban him ma shtrejt

rexh mehmeti07.08.2012/10:27
ngushllime familjes gashi ishalla zoti ju qon gajret.kuptone ju komentus,se vdekjes nuk mund ti ikesh as nji sekond.ajo duhet te behet si e ka shkrue zoti.kaderri edhe taksirati zvoglohen me punet e mira dhe me sadaka.ku te ne nuk ekziston.se ka llomatit ky komentusi se ka qen mbrapa nuk do te thot qe nuk ka qen.por kjo mund ti ndodh edhe ati vet.esht mir qe ai nga zvicrra mos te jet shpejt mos te jet i lodhur etj.Por kush e kish ber vdekjen e caktuar nga zoti.per fajtoret e rruges si thot Limaj e te tjeret ata po mundohen me naj qel syt,shtrojn rrug ngjedsin shenja e ma shum nuk kan qka bejn edhe ata kan qef te kryehet kjo rrug per nji vit por mvaret prej mundesive.kur nuk i shtrojke rruget limaj e mujota te nderuar y mbytshin shqiptaret me traktora,a ponini ma se dikush po mbytet me traktor se nuk e vozit me kerkush.Nese vertet poplli jon nuk don rrug e autobane,ne te protestojn tan kunder.Pra mos u ngarkoni me then se ati i ndodhi mue jo se jan shum i kujdeseshem.Ku ka vetura behet ndeshje kur nuk ka pas nuk ka pas as ndesheje.

Mergimtari07.08.2012/07:35
Cka po i vyn duhet me ajo leje per vozitje kur ka mbyt dy njerez dhe ke lan jetim dy femij te vegjel te cilet edhe ata kan qen te rrezikuar shume.
Rruget e Kosoves nuk jan per shpejtesi te larta o SHQIPTAR

lulzim gashi06.08.2012/20:29
ngushllime familjes gashi nga arllati

artani06.08.2012/17:49
Qaty afer prapa tyre kam qene kur ka ndodh aksidenti, kerri me targa te zvicrres ka godit kerrin me targat te Kosoves nga prapa duke e shtypur makinen deri te kariget e para. aty perfundon autostrada dhe shenjat per paralajmerim jane te vendosura shume poshtë ka gjasa qe vozitesi i zvicres si ka pa shenjat qe mbaron "autobani" nga kerri i kosoves dhe e ka godit me shpejtesi shume te madhe nga prapa. Fajtor kryesore jane vozitesi i zvicrres dhe ministria e transportit qe duhet te paditet ne gjyq per pune katastrofale ne rruge. Ish ministri Limaj ka nje pjese te madhe te fajit sepse i ka bere punet shkel e shko me korrupsion. Si eshte e mundur qe per pak shenja komunikacioni te vdesin njerezit keshtu. Turp shtetit tone te korruptuar.

arddizvicerr06.08.2012/17:44
futnja burg 20 vjet ati pisi i paska marr ne qaf ni familje .ka shku ne kosov kishe pre zvicrres me vozit si i trent katastrof mentalitet kan do shqiptar .ah veq zvicrra i bjen ne veti shqiptart.edhe ne zvicer u paten qu pesh shqiptart tu vozit si te trent po jav ndali zvicra tu pagu denime ka 10mi franga e ma shum edhe lejet tu ja marr per jet let vosisin tasht shqiptart si te trent ne jev majt shqiptari don zor

drenicaku06.08.2012/16:45
Faji eshte i shtetit,ka shit leje si me shit lakna turrshi,e tani po i numron viktimat,pastaj rruget nuk permbushin asnje kriter normal rrugor.
Shenjat e komunikacionit jan aq te quditeshme qe ne asnje vend nuk i has,policia eshte e korruptuar ja kalojn edhe policis se qdo shteti ne rajon,prandaj jam i bindur qe krejt keto viktima po i shkakton shteti

lybeteni06.08.2012/16:15
a jane normal more keta mergimetar qe na moren ne qafe,pe blejn nganje vetur me kredi dhe po vijn ne Kosov dhe po fluturojne si per hava







agoni07.08.2012/13:00
keta shaca ne Zvicer nuk guxojn me vozit shpejt se denimi eshte i madh e ketu edhe me ndalu polici i del i njofshem naj daj naj kusheri edhe i thot hajde shkojna e pim nga nje,ky eshte realiteti .