Gjykata për Kundërvajtje e Istogut me vetëm një

Artikujt tjerė
- Gjykata për Kundërvajtje e Istogut me vetëm një
- Shkollat e Zllakuqanit dhe Sferkës të pa riparuara
- Në rrugën Vëllezërit Fazliu të Prishtinës, këmbësorët të pasigurt
- KEK-u lë në terr xhaminë e Jashanicës së Klinës
- Kryetari i Prizrenit shpenzon 3 mijë euro për pjesëmarrje në një festival fëmijësh
- Në Kamenicë mungojnë investimet për rregullimin e infrastrukturës
- Rritet numri i bizneseve të mbyllura në Çarshinë e Vjetër
- Njëzet narkomanë trajtohen në Spitalin e Gjakovës
- KFOR-i e mbyll kampin Casablanca në Suharekë
- Qeveria e gatshme të kompensojë dëmet në rastin e Zhilivodës
Istog, 19 gusht- Gjykata për Kundërvajtje në Istog ka më shumë se dy vjet që ka mbetur vetëm me një gjyqtar, i cili krahas kësaj pune kryen edhe funksionin e kryetarit të kësaj gjykate.
Kryetari i kësaj gjykate, Gani Rugova, thotë se ka bërë kërkesë edhe për 1 gjyqtar, por deri më tash nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive, por shpreson se kërkesa e tij një ditë do të bëhet realitet dhe me këtë do t i lehtësohen sadopak puna e tij prej gjyqtari.
Në 6- mujorin e parë të këtij viti kanë hyrë në punë 2840 lëndë të natyrës së ndryshme gjyqësore, ndërsa janë zgjidhur 2709 prej tyre , thuhet në raportin e punës së kësaj gjykate.
Ndërkaq, Rugova sqaron se numri më i madh i lëndëve gjyqësore të hyra në punë në këtë gjykatë deri më tash kanë qenë nga lëmi e komunikacionit, ndërsa numri i lëndëve nga ekonomia dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike ka qenë shumë më i vogël, por megjithatë ka pohuar se prioritet gjatë procesit gjyqësor i është dhënë atyre të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe atyre nga lëmi e ekonomisë.
Nga lëmin e komunikacionit kanë hyrë në punë 2648 lëndë , janë zgjidhur 2519 prej tyre, 65 lëndë nga ekonomia , janë zgjidhur 51, ndërsa nga 23 lëndë të prishjes së rendit dhe qetësisë publike janë zgjidhur 22 prej tyre , sqaron raporti.
Dhe për zgjidhjen e përgjithshme të lëndëve të mbetura Rugova thotë se në këtë gjykatë ka nevojë edhe për së paku për 1 gjyqtar tjetër, ndërsa bën të ditur për këtë ka bërë edhe kërkesë në organin përkatës, por deri më tash nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive.
Kam bërë kërkesë edhe për një gjyqtar dhe po pres që të më aprovohet pozitivisht një kërkesë e tillë, ka thënë ai.
Ai pohon se kjo gjykatë para ardhjes së tij në pozitë të kryetarit ( 2010) kishte tre gjyqtarë, ndërsa tash ka mbetur i vetmuar.









