Kalendari historik
09 Qershor 2012 - Kalendari historik, 9 qershor
1870 Autori Charles Dickens vdiq në moshën 58-vjeçare
1891 Kompozitori Cole Porter lindi në Peru të Indianas.
1940 Norvegjia iu dorëzua nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
1958 Mbretëresha hapi aeroportin e rregulluar në Gatwck, jug të Londrës, që ishte modernizuar me një kosto prej shtatë milionë sterlinash.
1969 Senati amerikan konfirmoi Warren Burger në krye të drejtësisë të SHBA-së, duke e pasuar Earl Warrenin.
1970 Mbreti Hussein i Jordanisë i shpëtoi një tentativë atentati, pasi që persona të armatosur kishin hapur zjarr mbi automjetin e tij zyrtar rrugës për pallat.
1978 Liderët e Kishës së Jezu Krishtit hodhën poshtë politikën 148-vjeçare të moslejimit të njerëzve me ngjyrë që të bëhen priftërinj mormonë.
1993 Princi japonez në fron, Naruhito, u martua me qytetaren Masako Owada.
1995 Andrew Richard dënohet me burgim të përjetshëm për tentativë dhunimi të një burri tjetër, në rastin e parë të këtij lloji në Britani të Madhe.
02 Qershor 2012 - Kalendari historik, 2 qershor
1771 - Rusia në luftë me Turqinë merr gadishullin Krim.
1840 - U lind shkrimtari Thomas Hardy. Njihej si shkrimtari më i mirë anglez i kohës së tij por shkak të qëndrimeve për dashurinë dhe martesën u fut në luftë me konventat shoqërore.
1857 - U lind kompozitori e violinisti Edward William Elgar. Veprat e tij i kanë kontribuuar muzikës angleze në fund të shekullit XX.
1882 - Vdiq revolucionari Giuseppe Garibaldi, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi dhe bashkimin e Italisë.
1904 - U lind kampioni olimpik dhe aktori Johnny Weissmuller. I pari ia doli të notojë 100 metra për një minutë. I njohur për rolin e tij në filmat me Tarzanin.
1924 - Kongres i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ua njohu shtetësinë indianëve.
1940 - U lind mbreti grek Konstantin II, monarku i fundit grek.
1953 - Mbretëresha angleze Elizabeth II u kurorëzua. Ky ishte kurorëzimi i parë që u transmetua nëpërmjet televizionit
1965 - Në një eksplodim të minës humbën jetën 200 minatorë në një minierë afër Fukuokes.
1979 - Papa Gjon Pali II mbërriti në Poloni dhe kjo ishte vizita e parë e një pape në një vend komunist
1987 - Vdiq kitaristi spanjoll Andres Segovija, i njohur për interpretimet mjeshtërore të veprave klasike.
1999 - Gratë japoneze luftuan për të drejtën e përdorimi pilulave kontraceptive, gati 30 vjet pasi ajo përdorej në Perëndim.
2004 - Vdiq tenori bullgar Nikolai Giaurov.
2008 - Vdiq blues muzikanti i njohur amerikan Bo Didley, i njohur për hitet "I`m a Man", "Who Do You Love" dhe "Mona".
26 Maj 2012 - Kalendari historik, 26 maj
1994 - Pop ylli Michel Jackson dhe Lisa Marie Prisley u martuan në Republikën Domenikane.
1670 Charles II dhe Louis XIV nënshkruajnë një traktat të fshehtë në Dover, Angli, duke i dhënë fund armiqësive mes Anglisë dhe Francës.
1691 - Jakobi Leiser, udhëheqës i kryengritjes popullore, ekzekutohet për tradhti.
1805 - Napoleon Bonaparta u kurorëzua mbret i Italisë.
1868 - Presidenti Endri Johnson lirohet nga të gjitha akuzat e fajit.
1896 - Kurorëzohet Cari i fundit i Rusisë, Nikolla II.
1897 - Kopjet e para të romanit klasik Drakula, të shkrimtarit irlandez Bram Stocker, dalin në shitje libraritë e Londrës.
1940 - Fillon evakuimi i forcave aleate nga Dunkirk.
1961 - Një bombardues amerikan, Air Force, fluturon nëpër Atlantik, në një rekord pak më shumë se tre orë.
1969 - Apollo 10 kthehet në Tokë.
1920 - Lindi Pegi Li, xhaz këngëtar
19 Maj 2012 - Kalendari historik, 19 maj
1536 Anne Boleyn, bashkëshortja e dytë e Mbretit Henry VIII të Anglisë, ekzekutohet me prerje koke për shkelje kurore, tradhti dhe incest.
1802 Napoleon Bonaparte themelon Legion dHonneur.
1881 Lindi presidenti i parë dhe themeluesi i shtetit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.
1919 Mustafa Kemal Ataturk zbarkon në Samsun në brigjet e Detit të Zi të Anadollit, duke e nisur atë që më vonë është emërtuar si Lufta turke për pavarësi.
1974 Valey Giscard dEstaing zgjidhet president i Francës, duke mposhtur në këtë betejë socialistin, Francois Mitterrand.
1980 Nëntë persona humbën jetën si pasojë e një erupsioni masiv të vullkanit në malin Shën Helena në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1984 Trupat afrikanojugore sulmojnë Zambinë, Zimbabvenë dhe Botsvanën, duke u dhënë fund kështu përpjekjeve diplomatike për të siguruar një fund paqësor të aparteidit.
1991 Kroatët votojnë për pavarësi në referendumin e tyre mbarëkombëtar.
1994 Vdiq Jacqueline Kennedy Onassis, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
2004 Baballarë të zemëruar të ushtarëve britanikë të angazhuar në luftën në Irak sulmojnë kryeministrin britanik, Tony Blair, me një pluhur vjollcë në Dhomën e Përfaqësuesve.
12 Maj 2012 - Kalendari historik, 12 maj
1820 - Florence Najtingale , themeluesja e infermierisë moderne, lindi në Firence, Itali. Ajo njihej edhe si Zonja me Llambë për zakonin e saj për të bërë raunde gjatë natës. Për nder të saj, më 12 maj, në ditën e lindjes së saj, bota shënon Ditën e Infermierisë,
1870 - Manitoba hyn në konfederatë si një provincë kanadeze.
1907 - Aktorja Catarine Hupbarn lind në Hartford, Conn
1932 - Trupi i djalit të rrëmbyer të Cahrles Lindberg dhe Ane gjendet në një zonë të pyllëzuar në Hopeuell.
1937 - Mbreti i Britanisë George VI u kurorëzua në Uestminster Abei.
1943 - Forcat e Boshtit në Afrikën e Veriut dorëzohen gjatë Luftës së Dytë Botërore.
1949 - Bashkimi Sovjetik njofton dhënien fund të bllokadës së Berlinit.
1965 - Gjermania Perëndimore dhe Izraeli vendosin marrëdhënie diplomatike.
2002 Jimmy Carter u bë i pari ish-president i SHBA-së që viziton Kubën qysh nga Fidel Castro mori pushtetin në vitin 1959.
2008 - Një tërmet në provincën Sichuan të Kinës mori jetën e rreth 70.000 njerëzve
05 Maj 2012 - Kalendari historik, 5 maj
1818 - Filozofi politik, Karl Marx, u lind në Prusi.
1821 - Napoleon Bonaparta vdiq në ekzil, në ishullin St. Helena.
1925 - John T. Scopes u arrestua në Tennessee, pasi që u kishte mësuar nxënësve Teorinë e Evolucionit të Darvinit.
1945 - Në sulmin e vetëm të tillë fatal gjatë Luftës së Dytë Botërore një bombë japoneze shpërtheu në malin Gearhart në Oregon, duke e vrarë bashkëshorten shtatzënë të një ministri dhe pesë fëmijë.
1955 - Gjermania Perëndimore u bë shtet sovran.
1955 - Mjuziklli me temë nga bejsbolli Damn Yankees" filloi të shfaqet në Broadëay.
1981 - Grevisti i IRA-s, Bob Sands, vdiq në burgun e Irlandës së Veriut, në ditën e tij të 66-të pa ushqim.
1985 - Presidenti amerikan Ronald Reagan mori pjesë në ceremoninë e vënies së kurorave në një varrezë ushtarake në Gjermani. Vizita u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, pasi që 49 pjesëtarë të njësisë elite naziste ishin të varrosur atje.
2000 - Reformatorët i fituan zgjedhjet në Iran, duke e fituar kontrollin nga konservativët për herë të parë që nga revolucioni islamik i vitit 1979.
2005- Në zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe, Partia Laburiste e Tony Blair siguroi shumicën absolute në parlamentin britanik, ndërkaq Blair u zgjodh për herë të tretë kryeministër.
28 Prill 2012 - Kalendari historik, 28 prill
1945 - U ekzekutua nga partizanët italianë pranë liqenit të Komos, një ditë pas arrestimit të tij, diktatori fashist italian, Benito Musolini.
1952 - Japonia rifitoi sovranitetin dhe pavarësinë e saj pas hyrjes në fuqi të traktatit të paqes të San Franciscos në vitin 1951.
1965 - Marinsat amerikanë zbarkuan në Republikën Domenikane pas përmbysjes së qeverisë së Donald Reid Kabralit.
1969 - Presidenti francez Charles de Gaulle dha dorëheqjen, pasi votuesit hodhën poshtë me referendum reformat e mëdha qeveritare.
1980 - Dha dorëheqjen Sekretari i Shtetit Amerikan, Sirius Vens, i cili nuk mundi të duronte dështimin e misionit komando për lirimin e pengjeve amerikane në Iran.
1989 - Argjentina u godit nga hiperinflacioni, duke hedhur kështu në rrugë mijëra vetë pa asnjë të ardhur apo ndihmë financiare.
1989 - Roj Medvedjev, historiani sovjetik i persekutuar për demaskimin e krimeve të Stalinit në studimin e tij "Lini historinë të gjykojë", u pranua përsëri në Partinë Komuniste pas 20 vjetëve.
2005- Iraku krijoi qeverinë e parë demokratike në 50 vjetët e fundit.
21 Prill 2012 - Kalendari historik, 21 prill
1789 John Adams dha betimin si nënpresidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1816 Charlotte Bronte, autorja e romanit "Jane Eyre", u lind në Thornton të Anglisë.
1960 Brazili inauguroi kryeqytetin e vet të ri, Brasilia, duke e transferuar selinë e qeverisë shtetërore nga Rio de Janeiro.
1975 Presidenti vjetnamezo-jugor, Nguyen Van Thieu dha dorëheqje pas 10 vitesh në pushtet.
1977 Mjuziklli "Annie" filloi të shfaqej në Broadway.
1992 Robert Alton Harris u bë personi i parë që u ekzekutua nga shteti i Kalifornisë pas 25 vitesh, pasi që ishte dënuar me vdekje për vrasjen në vitin 1978 të dy tinejxherëve.
2004 Pesë sulmues vetëvrasës aktivizuan autobombat në ndërtesat policore në qytetin Basra të Irakut, duke vrarë të paktën 74 persona.
14 Prill 2012 - Kalendari historik, 14 prill
1629 - Lindi Christian Hughens, shkencëtar dhe astronom holandez. Ai ka zbuluar unazat rreth Saturnit dhe ishte i pari që përdori pendulin për të rregulluar orën.
1759 - Vdiq organisti, violinisti dhe kompozitori Georg Friderik Handel.
1849 - Hungaria shpalli pavarësinë e saj nga Austria me Luis Kostuth si udhëheqës të saj.
1865 - Abraham Lincolni, presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara, u qëllua nga John Wilkes Booth në teatër dhe vdiq një ditë më vonë. Andrew Johnson u bë president.
1931 - Spanja u shpall republikë, pasi mbreti Alfonso abdikoi dhe u largua nga vendi.
1981 - Anija amerikane e hapësirës "Columbia" e tipit shuttle bëri një ulje të përsosur në bazën e forcave ajrore Edwards pas fluturimit të saj të parë të provës.
1999 - Pakistani kreu me sukses provën e një raketë balistike me një rreze prej 2 mijë kilometrash për të arritur Indinë. Një raketë e dytë u provua një ditë më vonë.
2000 - Astronomët, të cilët vrojtuan përmes universit kanë diktuar objektin më të largët që është vërejtur ndonjëherë, një kuazar (yll) 26 miliard vite drite larg. Ky kuazar, i konfirmuar si objekti më i largët nga shkencëtarët që punojnë pranë "Sloan Digital Sky Survey", ndoshta filloi të lëshonte dritë në drejtim të Tokës, kur universi ishte më pak se një miliard vjeçar, theksuan shkencëtarët në një deklaratë.
07 Prill 2012 - Kalendari historik, 7 prill
1483: U lind piktori e arkitekti italian, Raffaello Sanzio.
1909: Hulumtuesi amerikan Robert Peri arriti në Polin e Veriut, duke kaluar rrugën prej 1600 km në ekspeditën e tij në këmbë.
1941: Lufta e Dytë Botërore: Trupat gjermane sulmuan Greqinë dhe Jugosllavinë.
1945: Trupat partizane hynë në Sarajevë.
1992: Unioni Evropian pranoi pavarësinë e Bosnjë-Hercegovinës.
2010: Vdiq Corin Redgrave, aktori e aktivisti i njohur britanik.
31 Mars 2012 - Kalendari historik, 31 mars
1596- Lindi filozofi dhe matematikani francez Rene Dekart.
1732- Lindi Franc Jozef Hajdn, kompozitor austriak i 104 simfonive dhe i një numri të madh veprash vokale dhe me muzikë dhome.
1889- U përurua në Paris Kulla e Eifelit.
1959- Dalai Lama, që u largua pas shtypjes së kryengritjes në Tibet nga forcat ushtarake kineze, arriti në kufirin indian, ku iu dha strehim politik.
1983- Një tërmet shkatërroi qytetin kolumbian, Popajan, duke vrarë të paktën 500 veta.
1991- Traktati i Varshavës, që e mbajti Evropën Lindore nën kontrollin e rreptë të Kremlinit për 36 vjet, zyrtarisht pushoi ekzistencën e tij si një forcë ushtarake, kur komandantët sovjetikë dorëzuan detyrat e tyre.
1992- Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi embargon ajrore dhe të armëve kundër Libisë për ta detyruar atë që të dorëzojë të dyshuarit për vendosjen e bombave në aeroplan, që u rrëzua mbi Lekerbi, Skoci.
1993- Këshilli i Sigurimit i OKB-së autorizoi ndërhyrjen ushtarake për herë të parë në ish-Jugosllavi, duke miratuar përdorimin e forcës për të rrëzuar aeroplanët që shkelin zonat e ndaluara të fluturimit mbi Bosnjë- Hercegovinë.
2000 - Bisedimet mes Bashkimit Evropian dhe Kinës që synonin kapërcimin e pengesës më të madhe të mbetur për hyrjen e Pekinit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) përfundojnë pa marrëveshje.
17 Mars 2012 - Kalendari historik. 17 mars
1861 - Parlamenti shpalli mbretërinë e re të bashkuar të Italisë me Viktor Emanuelin II si mbret.
1938 - Lindi valltari i baletit rus, Rudolf Nurijev. I konsideruar si një nga balerinët më të mëdhenj të shekullit XX, ai u arratis në Perëndim në vitin 1961.
1939 - Kryeministri britanik, Nevil Chamberlein, akuzoi Adolf Hitlerin për mosmbajtjen e fjalës së dhënë pasi trupat gjermane kaluan kufirin çek.
1948 - U nënshkrua nga Britania, Franca dhe Vendet e Beneluksit Traktati i Brukselit, një aleancë 50-vjeçare midis vendeve nënshkruese, i cili parashikonte bashkëpunim ushtarak në rast të ndonjë sulmi.
1959 - Një kryengritje e madhe filloi në Tibet kundër sundimit kinez. Dalai Lama u largua i maskuar nga kryeqyteti.
1960 - U hap në Gjenevë Konferenca e Dytë e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën detare me pjesëmarrjen e 80 shteteve. Ajo përfundoi më 26 prill pa asnjë marrëveshje.
1996 - Një varr masiv i epokës komuniste u zbulua pranë qytetit të Afganistanit, Jhalalabad, kryeqytet i provincës së Nangaharit, në kufi me Pakistanin. Gërmimet e para treguan se me qindra vetë ishin varrosur në një vend pranë e kolonisë së familjeve Najmud Xhihad. Nga gërmimet se paku 500 persona janë varrosur kolektivisht atje.
2000 - Administrata Clinton përfundoi një marrëveshje me Smith and Wesson, një nga prodhuesit kryesorë të armëve të zjarrit të vendit, në mënyrë që ky i fundit të forconte mekanizmat e sigurimit mbi armët individuale.
10 Mars 2012 - Kalendari historik, 10 mars
1814 Napoleon I i Francës mposhtet në Betejën e Laones në Francë.
1931 Legjioni i të Huajve i Francës themelohet nga Mbreti Louis-Philippe për të mbështetur luftën e tij në Algjeri.
1906 Në shpërthimin katastrofal në minierën Courrieres, të cilësuar si më i rëndi në gjithë Evropën, 1.099 minatorë mbesin të vdekur në veri të Francës.
1912 Yuan Shikai jep betimin si presidenti i dytë i përkohshëm i Republikës së Kinës.
1922 Mahatma Gandhi arrestohet në Indi, gjykohet për kryengritje dhe dënohet me gjashtë vjet burg, për tu liruar vetëm afër dy vjet më vonë për një operacion të apendiksit.
1952 Fulgencio Batista udhëheq një grusht shtet të suksesshëm në Kubë dhe emëron veten si president të përkohshëm.
1959 Duke u frikësuar nga një tentativë rrëmbimi nga Kina, mbi 300.000 tibetianë u mblodhën përreth pallatit të Dalai Lamas për të parandaluar rrëzimin e tij.
1977 Astronautët zbuluan për të parën herë unazat që rrethojnë planetin e Uranit.
1990 Në Haiti, Prosper Avril rrëzohet nga pushteti vetëm 18 muaj pas marrjes së postit me një grusht shtet.
2006 Anija kozmike Mars Reconnaissance arrin në planetin Mars.
04 Mars 2012 - Kalendari historik, 4 mars
1493 Hulumtuesi Christopher Columbus arrin përsëri në Lisbonë, Portugali, në bordin e anijes së tij Niba nga udhëtimi në atë që sot është Bahamet dhe ishujt e tjerë të Karaibeve.
1791 Vermont pranohet si shteti i 14-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1797 Në transferimin e parë ndonjëherë paqësor të pushtetit ndërmjet liderëve të zgjedhur në kohë moderne, John Adams betohet si president i SHBA-së, duke e trashëguar në këtë detyrë nga George Washingtonin.
1877 Premiera e baletit Liqeni i Mjellmave i Pyotr Ilych Tchaikovsky jepet në teatrin Bolshoi në Moskë.
1918 Rasti i parë i gripit spanjoll paraqitet, duke e filluar kështu pandeminë më fatale mbarëbotërore.
1960 Një anije mallrash franceze La Coubre shpërthen në Havanë, Kubë, duke lënë mbi 100 të vdekur. President kuban, Fidel Castro, fajëson SHBA-në.
1980 Lideri nacionalist, Robert Mugabe, fiton në zgjedhjet në Zimbabve, duke u bërë kryeministri i parë i zi i zgjedhur në vend.
1994 Myslimanët dhe kroatët e Bosnjës nënshkruajnë marrëveshje për formimin e një federate për sigurimin e unionit ekonomik me Kroacinë.
2001 Katastrofa e Hintze Ribeiros ndodh në Portugali kur një urë rrëzohet në veri të vendit, duke lënë të vdekur 70 persona.
2005 OKB-ja paralajmëron se rreth 90 milionë afrikanë mund të infektohen me virusin HIV në të ardhmen, në rast se nuk ndërmerren masa parandaluese për përhapjen e sëmundjes.
2009 Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve (ICC) lëshon urdhërarrest për presidentin sudanez, Omar Hassan al-Bashir, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Darfur.
03 Mars 2012 - Kalendari historik, 3 mars
1924. Kuvendi Popullor i Turqisë e hoqi nga përdorimi kalifatin mysliman dhe e dëboi nga vendi kalifin me familje, si pjesë e reformës së kryetarit Mustafa Kemal Atatürk dhe modernizimit të vendit.
1991. Banorët e Letonisë dhe Estonisë, bindshëm votuan për pavarësi nga Bashkimi Sovjetik.
1996. Partia Popullore Konservative e Hose Maria Asnar fitoi në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, duke ia ndërprerë traditën 13 vjeçare qeverisëse Felipe Gonsales.
1997. Vdiqën së paku 125 njerëz dhe 450 të tjerë u plagosën kur një tren udhëtarësh në Punjab, shkaku i shpejtësisë devijoi rrugën nga binarët.
2000. Tribunali i Hagës, dënoi me 45 vjet burg, komandantin e forcave kroate në Bosnje, Tihomir Blashkiq. Ai u dënua për krimet e kryera ndaj popullsisë myslimane në Bosnjën qendrore në periudhën 1992-1994. Dhoma e apelit, më 2004 ia zvogëloi dënimin në 9 vjet.
2002. Me referendum, zviceranët u deklaruan që shteti i tyre të bëhet anëtar i OKB-së.
2004. Në Francë, me ligj u ndalua mbajtja e ferexhesë në shkollat shtetërore.
2005. Avanturisti Stiv Foset është personi i parë që fluturoi rreth botës pa ndërprerje. Fluturakja e tij, aterroi në tokë në Cansas pas tri ditësh të kaluara në ajër.
29 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 29 shkurt
1792 - U lind kompozitori i njohur italian Gioachino Antonio Rossini. Ai është autori i 39 operave, nga të cilat më të njohura janë Berberi i Seviljes, William Tell dhe Othello.
1808 - Napoleoni ia mësyu Spanjës, të cilën e pushtoi për një muaj.
1892 - Amerika dhe Britania e Madhe SAD nënshkruan marrëveshjen për gjueti fokash në detin Bering.
1920 - U lind aktorja franceze Simon Rusel, e njohur si Michel Morgan.
1944 - Trupat amerikane në Luftën e Dytë Botërore kryen invazion në ishujt Admiral në Oqeanin e Qetë dhe të cilat ndodheshin nën okupimin japonez.
1956 - Pakistani u shpall Republikë Islamike.
1960 - Në një tërmet të fuqishëm që goditi qytetin maroken Agadir, vdiqën 12.000 njerëz, ndërkaq ky qytet u shkatërrua gati tërësisht.
1992 - Në Bosnje e Hercegovinë u mbajt referendumi, në të cilin shumica e popullsisë së kësaj republike jugosllave u deklaruan për pavarësi nga RSFJ-ja. Serbët boshnjakë e bojkotuan referendumin, ndërkohë që tensioni kulmoi kur përpara Kishës në Sarajevë u vra serbi Nikola Gardoviq në dasmën e të birit të tij.
1996 - Në Peru ndodhi aksidenti më i rëndë ajror në historinë e këtij vendi. Aeroplani Boing 737 u rrëzua dhe humbën jetën 117 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
26 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 26 shkurt
1815 Napoleon Bonaparta ikën nga Elba.
1936 Adolf Hitleri hap fabrikën e parë të gjigantit të prodhimit të veturave Volkswagen në Gjermaninë Lindore.
1952 Kryeministri britanik, Winston Churchill, bën të ditur se vendi i tij posedon bombë atomike.
1979 Eklipsi i diellit shihet në qytetin kanadez, Winnipeng Manitoba.
1984 Trupat amerikane tërhiqen nga Bejruti. Presidenti Ronald Reagan dërgon trupa paqeruajtëse në gusht të vitit 1982.
1991 Në Radion e Bagdadit, lideri irakian, Saddam Hussein, shpall tërheqjen e trupave irakiane nga Kuvajti.
1993 Bombardimi i Qendrës Botërore të Tregtisë në NY. Një kamion bombë i parkuar nën Kullën Veriore të WTC-së shpërthen dhe shkakton vdekjen e 6 dhe lëndimin e qindra personave të tjerë.
2001 Talebanët shkatërrojnë statujat gjigante të Budës në Bamyan, Afganistan.
2004 Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, vdes në një përplasje aeroplani në afërsi të Mostarit, në Bosnjë-Hercegovinë.
2005 Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, urdhëron ndryshimin e Kushtetutës, për të ndaluar zgjedhjet shumëkandidatëshe presidenciale para shtatorit të 2005-s, duke kërkuar nga Parlamenti miratimin e nenit 76.
25 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 25 shkurt
1570 Papa Piu V përjashton nga Kisha mbretëreshën Elizabeth I të Anglisë.
1793 George Washington mban takimin e parë të kabinetit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1921 Tbilisi, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Gjeorgjisë, okupohet nga Rusia bolshevike.
1932 Adolf Hitleri siguron shtetësi gjermane përmes natyralizimit, e cila gjë i mundësoi atij që të garojë në zgjedhjet e vitit 1932 për president.
1941 Në Amsterdamin e okupuar, grevë e përgjithshme është shpallur në përgjigje ndaj masave të shtuara antihebraike të vendosura nga nazistët.
1956 Në një fjalim për kultin e personalitetit dhe pasojat e saj, lideri sovjetik Nikita Khrushchev dënon kultin e personalitetit të Joseph Stalinit.
1991 Një raketë irakiane Scud godet një kazermë ushtarake amerikane në Dhahran, Arabi Saudite, duke lënë të vdekur 28 rezervistë të ushtrisë amerikane nga Pennsylvania.
1994 Në xhaminë e Ibrahimit në qytetin e Bregut Perëndimor, Hebron, dr. Baruch Kappel Goldstein hap zjarr me armë automatike, duke vrarë 29 besimtarë palestinezë dhe duke lënduar edhe 125 të tjerë, para se të mposhtet dhe të rrihet deri në vdekje nga të mbijetuarit. Ngjarja ka mbetur e shënuar në histori si masakra e xhamisë Ibrahim.
2009 Ndodh masakra BDR në Pilkhana, Dhaka të Bangladeshit. 74 persona vriten, në mesin e të cilëve më shumë se 50 zyrtarë ushtarakë, nga garda kufitare e Bangladeshit në brendi të selisë së saj.
22 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 22 shkurt
1495 Mbreti francez, Charles VII, hyri ushtarakisht në Napoli për të marrë fronin. Ai pretendonte se ky ishte një post që i takonte mbretërisë së tij.
1856 Partia Republikane amerikane mban Asamblenë e parë kombëtare në Pittsbugh. Ajo së bashku me Partinë Demokratike, rivalen më të madhe, u bënë dy partitë kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1882 Rithemelohet Mbretëria serbe.
1922 Britania e Madhe në mënyrë të njëanshme deklaroi Egjiptin shtet të pavarur dhe sovran. Deri atëherë Egjipti ishte pjesë e perandorisë britanike që qeveriste shumë shtete të Lindjes së Mesme.
1948- Ndodhi puqi komunist në Çekosllovaki. Ky shtet ishte futur në orbitën sovjetike të komunizmit.
1958 Egjipti dhe Siria fillojnë zyrtarisht bisedimet për nismën e tyre për krijimin e Republikës së Bashkuar Arabe.
2002 Lideri rebel dhe politik i Angolës, Jonas Savimbi, vritet pas një sulmi të organizuar kundër tij.
18 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 18 shkurt
1873 Lideri revolucionar i Bullgarisë, Vasil Levski, ekzekutohet me varje në Sofje nga autoritetet osmane.
1901 Winston Churchill mban fjalimin e parë para Dhomës së Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe.
1913 Raymond Poincaré zgjidhet president i Francës.
1929 Shpallen çmimet e para për filmat dhe aktorët më të mirë në Academy Awards.
1930 Duke i studiuar fotografitë e bëra në muajin janar, Clyde Tombaugh zbulon Plutonin.
1957 Lideri rebel i Kenisë, Dedan Kimathi, ekzekutohet nga qeveria koloniale britanike.
1965 Gambia fiton pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
1979 Bora bie në shkretëtirën e Saharës në jug të Algjerisë për të parën dhe të vetmen herë në histori.
1983 Trembëdhjetë persona vdesin dhe një tjetër lëndohet rëndë në masakrën Wah Mee në Seattle, Washington. Kjo ishte njëra prej vrasjeve më masive me motive plaçkitjeje në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
2002- Në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë nisi procesi i dëshmive kundër Sllobodan Millosheviqit, i cili akuzohej për krime në Kosovë. Gjatë prezantimit të dëshmive që zgjati deri në shtator të këtij viti u dëgjuan 145 dëshmitarë.
11 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 11 shkurt
1975. Margaret Hilda Thatcher është zgjedhur kryetare e Partisë Konservatore. Kësisoj ajo është bërë femra e parë që ka marrë përsipër drejtimin e një subjekti politik.
1990. Lideri i Kongresit Nacional Afrikan, Nelson Mandela është liruar nga burgu pas qëndrimit 27 vjeçar prapa grilave në burgjet jugafrikane.
1996. Në një eksplodim të fuqishëm të një auto-bombe në Algjeri u vranë 17 persona dhe u plagosën 90 të tjerë.
2000. Në Paris, në moshën 72 vjeçare, vdiq regjisori Roger Vadim.
2001. Më se 7.500 njerëz kanë demonstruar në Gjermani kundër marshit neonacist, i cili mblodhi 250 pjesëmarrës.
2002. Si kundërpërgjigje ndaj civilëve izraelitë, aeroplanë dhe helikopterë izraelitë sulmuan Qendrën palestineze për siguri në Gaza.
2004. Shkencëtarë koreanojugorë dhe amerikanë bënë të ditur se me sukses klonuan embrionet njerëzore, të cilët do të përdoren për qëllime mjekësore.
2008. Vdiq aktori amerikan Roy Scheider.
08 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 8 shkurt
1575: U themelua universiteti Leiden
1915: U dha premiera e filmit The Birth of a Nation
1918: U botua për herë të parë gazeta The Stars and Stripes
1949: Kardinali Mindszenty i Hungarisë u dënua për tradhti
1952: Elizabeth II u shpall Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar
1971: Debutoi tregu i letrave me vlerë Nasdaq
2003: Qeveria federale gjermane refuzoi një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara që parashikonte kërcënim me sulm ushtarak ndaj Irakut
07 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 7 shkurt
1904 Në Baltimor një zjarr i fuqishëm i cili zgjati afro 30 orë shkatërroi më tepër se 1.500 ndërtesa.
1989 Shkrimtari francez, Emile Zola, nxirret përpara drejtësisë për shpifje në librin e tij të botuar JAccuse.
1962 Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndalojnë të gjitha importet dhe eksportet kubane.
1974 Grenada siguron pavarësinë nga Mbretëria e Madhe.
1986 Përfundon sundimi njëzetetetëvjeçar i një familjeje të vetme në Haiti, kur presidenti Jjean-Claude Duvalier ikën nga ky shtetet karaibean.
1992 Nënshkruhet Traktati Maastricht, i cili hapi rrugën për krijimin e Bashkimit Evropian.
1995 Ramzi Yousef, planifikuesi kryesor i bombardimit të vitit 1993 në Qendrën Botërore të Tregtisë, arrestohet në Islamabad të Pakistanit.
1999 Vdes mbreti Hussein i Jordanisë. I biri i tij jep betimin si mbret, katër orë pas deklarimit të vdekjes së babait të tij.
2009 Një zjarr i fuqishëm në malet e Victorias lë të vdekur 173 persona në katastrofën më të keqe natyrore që ka goditur ndonjëherë Australinë.
06 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 6 shkurt
1817: Argjentinasi San Martin kaloi me një ushtri Andet për të çliruar Kilin nga sundimi spanjoll
1819: Thomas Stamford Raffles themeloi Singaporin
1922: Achille Ratti u bë Papa Pius XI
1958: Tetë lojtarë të klubit të futbollit anglez Manchester United vdiqën në aksident ajror në Munih
1998: Aeroporti Kombëtar i Washingtonit u emërua Ronald Reagen National Airport
1998: Në Kosta-Rikë u vra perfekti Clause Erignac nga Yvan Colona
2009: Vdiq aktori amerikan, James Whitmore
04 Shkurt 2012 - Kalendari historik. 4 shkurt
1493 - Christopher Columbus largohet nga Bota e Re, duke i dhënë fund udhëtimit të tij të parë.
1896 Utah pranohet zyrtarisht si shteti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1948 Birmania zyrtarisht fiton pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
1951 Forcat kineze dhe ato koreanoveriore pushtojnë Seulin e Koresë Jugore, gjatë luftës koreane.
1974 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Nixon, refuzon ti dorëzojë materialet e kërkuara nga Komiteti i Senatit për hetimin e skandalit të përgjimit Watergate.
1998 Një tërmet i fuqishëm në veri të Afganistanit lë të paktën 4.000 të vdekur dhe me qindra mija të lënduar apo ka kulm mbi kokë.
1999 Persona të armatosur hapin zjarr mbi vendstrehimet shiite myslimane në një xhami në Islamabad, duke vrarë 16 persona dhe lënduar 25 të tjerë.
2006 Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, pëson sulmin e dytë dhe me gjasë shumë më të rëndë në zemër. Autoriteti i tij menjëherë iu transferua ushtruesit të detyrës të kryeministrit, Ehud Olmert.
30 Janar 2012 - Kalendari historik, 30 janar
1649: U vra Charles I i Anglisë
1661: Oliver Cromwell ritualisht u ekzekutua dy vite pasi kishte vdekur
1919: ShBA-ja njohu Republikën e Polonisë
1933: Adolf Hitler u bë kancelar i Gjermanisë
1948: U vra pacifisti indian Mohandas Karamchand Gandhi nga ekstremisti indian, Nathuram Godse
1976: George H.W Bush u bë drejtor i 11-të i CIA-së
1982: Richard Skrenta shkroi kodin e virusit të parë kompjuterik të quajtur Elk Cloner
1996: Kometa Hyakutake u zbulua nga astronauti japonez Yuji Hyakutake
2003: Belgjika legalizoi martesën e gjinisë së njëjtë
2005: U zhvilluan zgjedhjet parlamentare në Irak
28 Janar 2012 - Kalendari historik, 28 janar
1547 Vdes mbreti i Anglisë, Hanry VIII. Atë në këtë post e trashëgon i biri i tij nëntëvjeçar, Edward VI.
1757 Ahmed Shah, mbreti i parë i Afganistanit, pushton Delhin dhe e anekson Punjabin.
1871 E rrethuar nga trupat prusiane dhe e goditur nga uria, ushtria franceze dorëzohet në Paris.
1909 Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfundojnë kontrollin e drejtpërdrejt mbi Kubën.
1918 Bolshevikët okupojnë Helsinkin, Finlandë.
1921 Albert Einstein çudit Berlinin, duke sugjeruar se ekziston mundësia e matjes së universit.
1935 Islanda bëhet shteti i parë perëndimor që legalizon abortin për qëllime terapeutike.
1956 Lindi presidenti aktual i Francës, Nicolas Sarkozy.
1982 Policia italiane shpëton gjeneral brigadierin amerikan, James Dozier, i cili ishte mbajtur peng nga Brigada e Kuqe për 42 ditë.
1986 Kapsula hapësinore amerikane Challenger shpërthen pak pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e shtatë astronautëve që ndodheshin në bordin e tij.
1990 Me mijëra demonstrues i vërshojnë rrugët e kryeqytetit rumun, Bukuresht, për të protestuar kundër qeverisë kalimtare të Ion Iliescus.
07 Janar 2012 - Kalendari historik, 7 Janar 2012
1558 Calais, e vetmja që kontrollohej nga anglezët në territorin e Francës, u rikthye nga francezët.
1610 Galileo Galilei pa katër satelitët e Jupiterit. Ai iu vuri atyre emrat Io, Europa, Ganymede dhe Kalisto
1789 Amerikanët votuan për elektorët që do ta zgjidhin George Washingtonin si president të parë në SHBA.
1887 Thomas Stevens përfundoi udhëtimin e parë me biçikletë nëpër botë. Ai e kishte filluar udhëtimin e tij në prill të vitit 1884.
1927 Filloi shërbimi telefonik transatlantik midis Neë Yorkut dhe Londrës, me 31 thirrje të bëra në këtë ditë të parë.
1935 Ministri i Jashtëm francez, Pierre Laval dhe kryeministri italian, Benito Mussoloni nënshkruan marrëveshjet italiano-franceze.
1959 SHBA-ja njohu qeverinë e re të Fidel Castros në Kubë.
1989 Princi Akihito u bë perandor i Japonisë, pas vdekjes së të atit, perandorit Hirohito.
1996 Alvaro Arzu u zgjodh president i Guatemalës.
04 Janar 2012 - Kalendari historik, 4 Janar 2012
1643: U lind fizikani e matematikani Isac Newton
1941: Vdiq filozofi francez Henri Bergson
1956: U lind muzikanti anglez Bernard Summer
1960: Vdiq gazetari, eseisti e dramaturgu francez, Albert Camus
1989 : Francezi Christian Pollas zbuloi asteroidin Toutis
2006: Vdiq gazetari e publicisti Nijaz Abaxhiq
2004: Michail Saakashvili fiton zgjedhjet në Gjeorgji
05 Dhjetor 2011 - Kalendari historik, 5 dhjetor
1776: James Christi, themeluesi i shtëpisë së famshme të ankandit, mbajti shitjen e tij të parë në Londër.
1791: Vdiq Wolfgang Amadeus Mozaer, gjeniu muzikor austriak dhe kompozitori i famshëm.
1890: Lindi Fritz Lang, regjisori i filmave me prejardhje austriake.
1901: Lindi Walt Disney, producenti amerikan dhe krijuesi i Mickey Mouse, Disneyland dhe Walt Disney World.
1906: Lindi Otto Preminger, regjisori i filmave i lindur në Vjenë.
1926: Vdiq Claude Monet, piktori francez dhe udhëheqësi i Impresionizmit.
1933: Fizikanti gjerman Albert Einstein fitoi vizën, duke iu mundësuar kështu që të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
1933: Prohibicioni përfundoi në Shtete e Bashkuara kur shteti Utah u bë shteti i 36të që ratifikoi amandamentin e 21të që kundërshtonte amandamentin e 18të që ndalonte shitjen dhe përdorimin e alkoolit.
1956: Nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara, forcat britanike dhe franceze që kishin okupuar Kanaline Suezit filluan tërheqjen e tyre nga Egjipti.
1996: Presidenti amerikan Bill Clinton kandidoi Madleine Albright si sekretare të shtetit.
1999: Vdiq Joseph Heller, satiristi amerikan, i njohur për veprën e tij satirike Catch 22.
19 Nëntor 2011 - Kalendari historik, 19 nëntor
1493: Christopher Columbus zbuloi Puerto Ricon në udhëtimin e dytë të tij për në Botën e Re.
1863: Presidenti Abraham Lincoln mbajt fjalimin Adresimi i Gettysbvurgut dhe bëri përkushtimin e një varreze të Luftës Civile në Pensilvani.
1883: Vdiq William Siemens, inxhinier anglez dhe metalurgjist, I lindur në Lenthe, Gjermani.
1797: Lindi Sojourner Truth, abolicioniste amerikane dhe avokate e të drejtave të femrave.
1917: Lindi Indira Ghandi, Kryeministre e Indisë.
1933: Lindi Larry King, moderator televizioni, moderator radioje dhe kolumnisti amerikan.
1942: Ushtria e Kuqe e Bashkimit Sovjetik nisi Operacionin Uranus, kundërsulmin e madh që ndryshoi kahun e Betejës së Stalingradit.
1969: Pele shënoi golin e tij të 1000-të në meçin e tij të 909-t futbollistik.
1977: Presidenti i Egjiptit Anwar el-Sadat u bë udhëheqësi i parë arab që vizitoi Izraelin.
1985: Në një takim në Gjenevë, Presidenti Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail S.Gorbachev u takuan për herë të parë.
1988: Vdiq Christina Onassis, trashëgimtare e anijeve dhe e bija e Aristotle Onassis.
1990: Pop duetit Milli Vanillit ju morr shpërblimi Grammy sepse u zbulua se këngëtarë të tjerë kishin kënduar këngët e tyre në albumin Girl You Know its true.
11 Nëntor 2011 - Kalendari historik
2004 - Vdiq lideri palestinez Yasser Arafat
Yasser Arafat ka vdekur në një spital në Paris, në moshën 75- vjeçare, duke i dhënë kështu fund periudhës 40-vjeçare të qeverisjes së popullit palestinez.
2000 - Vdesin 150 skiatorë
Të paktën 150 skiatorë, shumë prej tyre fëmijë, vdesin nga një zjarr i fort në tunelin teleferik në Alpet austriake.
1992 - Kisha e Anglisë lejon femrat të bëhen priftëresha
Parlamenti i Kishës së Anglisë voton pro lejimit që femrat të kenë të drejtë të bëhen priftëresha.
1987 - Piktura e Van Gogh arrin çmim rekord
Një pikturë e artistit të njohur botëror, Vincent van Gogh, është shitur për 49 milionë dollarë, që ka qenë edhe rekordi botëror i shitjes së një vepre arti.
1975 - Angola fiton pavarësinë
Pjesa jugore e shtetit afrikan, Angola, është pavarësuar nga kolonia e fuqishme në atë kohë, Portugalia.
1965 - Rhodesia ndahet nga Britania e Madhe
Qeveria e Rhodezisë, e kryesuar nga kryeministri Ian Smith, në mënyrë ilegale ndahet përfundimisht nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë.
1954 - Pensionistët kërkojnë më shumë para
Mijëra njerëz të moshuar, pjesë e sistemit pensionist, marrin pjesë në një tubim në Londër për të kërkuar rritje të pensioneve të tyre.
01 Maj 2011 - 1 Maj
Më 1 maj të vitit 1931, në qytetin e New Yorkut, u çel zyrtarisht ndërtesa Empire State. Për 4 dekadat e ardhshme ndërtesa prej 440 metrash do të ishte më e larta në botë. Presidenti Herbet Hoover dhe guvernatori i New Yorkut, Alfred Smith, drejtuan një ceremoni festive e cila përfshinte një paradë të punëtorëve që ndihmuan në ngritjen e ndërtesës. Një bandë muzikore luante një pjesë të kompozuar posaçërisht për këtë ceremoni nga George Gershwin. Presidenti dhe guvernatori shtypën butonët e ashensorëve drejt katit të 86-të të ndërtesës e më pas drejt katit 102-të.
01 Maj 2011 - 1 Maj
Më 1 maj të vitit 1960, një aeroplan amerikan zbulimi u qëllua dhe rrëzua ndërkohë që po fluturonte mbi territorin e Bashkimit Sovjetik. Udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Nikita Krushov, i bëri publike hollësitë e incidentit më 5 maj. Ai tha se avioni ishte qëlluar nga një raketë kundërajrore dhe se mbeturinat e avionit ishin gjetur në Vargmalet Urale, në lindje të Moskës. Zoti Krushov tha gjithashtu se piloti, Francis Gary Powers, i cili ishte hedhur me parashutë nga aeroplani ishte kapur dhe po merrej në pyetje. Shtetet e Bashkuara në fillim thanë se aeroplani po merrej me kërkime mbi motin. Sekretari i parë Krushov u përgjej se një avion tjetër i tillë ishte zbuluar më parë, por ishte lënë të kalonte përmes hapësirës ajore të Bashkimit Sovjetik. Një gjykatë ruse e shpalli fajtor Francis Gary Power për veprën e spiunazhit dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie. Në shkurt të vitit 1962, gati dy vjet pasi aeroplani i tij U-2 ishte qëlluar dhe rrëzuar, Bashkimi Sovjetik e liroi zotin Powers në kuadër të një shkëmbimi robërish, kur edhe Shtetet e Bashkuara liruan spiunin sovjetik Rudolf Abel.







