Ibrahimoviq, çështje dite në Parlamentin Francez

Artikujt tjerė
- Ibrahimoviq, çështje dite në Parlamentin Francez
- Valon Behrami edhe zyrtarisht në Napoli
- Çifti atletëve nuk lejohet të flenë bashkë në LO në Londër
- Barcelona përgatit ofertë 65 milionë euro për Neymarin
- Rosell: Nuk jam miku i Realit
- Tour de France: Fedrigo fiton etapën e 15-të
- Mourinho nis mbrojtjen e titullit me 8 halle
- Dundee e zëvendëson Rangersin në Premier League
- FIFA nis hetime etike për Kampionatet Botërore
- Po formojmë ekipin Dortmund Gjermani
Paris, 16 korrik - Operacioni i Paris SG, që synon të përfundojë blerjen e Zlatan Ibrahimoviq pas asaj të Thiago Silvës u shndërrua në çështjen e ditës në Parlamentin Francez. Ndërsa socialistët e Hollande kanë nisur debatin për reformimin e sistemit fiskal, rasti Ibra është ilustruar prej deputetëve në shumicë si shembulli më i mirë i asaj që nuk duhet të jetë Franca e së ardhmes, transmeton TCH.
Në fakt, klubi parizien është vendosur në qendër të kritikave, që në një kohë të vështirë për shumë francezë, ka shpenzuar 173 milionë euro në vetëm një vit për blerje, me pagat e formacionit titullar që kalojnë 58 milionë euro.
Kjo do të thotë se arkat e Paris SG janë në deficit të thellë, por sheikët që kanë marrë klubin në pronësi mbulojnë humbjet, përtej të gjitha normave rreth fair-play financiar.
Për këtë arsye, rasti i Ibrës është sjellë në Parlament për të ilustruar ajo që politika e Hollande dëshiron të arrijë, taksa deri në 75% për fitimin e të gjithë atyre që arkëtojnë në vit mbi një milionë euro, duke lehtësuar kështu xhepat e qytetarëve të thjeshtë.
Ndërkohë, nëse sulmuesi suedez do të transferohet përfundimisht tek Paris SG, duke pranuar pagën prej 14,5 milionë euro, ai do të shndërrohet në futbollistin e tretë me rrogën më të lartë, pas Etoo që fiton 20 milionë euro tek Anzhi në Rusi dhe Drogba, paga e të cilit në Shanghai është prej 15 milionë eurosh.







