Michael Laudrup, trajner i ri i Swanseas

Artikujt tjerė
- Michael Laudrup, trajner i ri i Swanseas
- PSG me superofertë për Ibrahimoviqin e Paton
- Andrij Shevchenko pëson aksident (video)
- Nadalit i vidhet ora 300 mijë eurosh
- Cassano, Milanit: Po e shitet Silvan, largohem edhe unë
- Durant udhëheq Oklahoman në fitoren e parë
- Kremtja që bashkoi Ukrainën
- Shevchenko po ndihet si 20-vjeçar
- Përleshen tifozët polakë me ata rusë
- Holanda s'ka zgjidhje tjetër, pos fitores ndaj Gjermanisë
Swansea, 13 legjenda daneze e futbollit, Michael Laudrup është trajner i ri i ekipit të Premier Leagues angleze, Swanseas, raporton "Sky Sport".
Ekspert danez, i cili kishte një karrierë fantastike të futbollit në Real Madrid dhe Barcelona arriti një marrëveshje verbale me drejtuesit e ekipit uellsian, dhe do të trashëgojë postin e Brendan Rogers i cili u bë menaxheri i Liverpool pak ditë më parë.
Edhe pse nuk është zgjedhja e parë e menaxhimentit të Swanseas, 47-vjeçari danez ka rënë dakord që të marrë përsipër ekipin e "Liberty", ndërsa gjatë karrierës ka stërvitur edhe ekipin e Getafes dhe Mallorcas.
Kontrata mes Laudrup dhe Swanseas duhet të formalizohet në fund të javës.







