• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Romela Begaj, nënkampione e Evropës në dygarësh

Publikuar: 11.04.2012 - 18:33

Antalya, 11 prill (E plotësuar) - Romela Begaj është shpallur nënkampione e Evropës në kampionatin evropian që po zhvillohet në Turqi, duke arritur një rezultat të rëndësishëm sa i përket kualifikimeve të Shqipërisë në Olimpiadën e Londrës.
Peshëngritësja shqiptare u rendit e para në stilin e shkëputjes, duke ngritur 102 kilogramë, por në shtytje nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë, me 113 kilogramë, gjë që bëri që ajo në renditjen e përgjithshme në dyjarësh të zërë vendin e dytë në Evropë, duke treguar se për momentin mbetet peshëngritësja më e mirë shqiptare, njoftoi sonte vonë prtali Balkanweb.
Ndërkohë, asnjë medalje nga dy shtangistët meshkuj, që garuan të mërkurën. Daniel Godelli u rendit i treti në shkëputje, por dështoi në stilin e shtytjes dhe si rrjedhim nuk u klasifikua në dygarësh.
Ndërsa Briken Çalja u rendit vetëm i gjashti në dygarësh.
Më herët LF njoftoi s peshëngritësja Romela Begaj është shpallur sot kampione evropiane në stilin e shkëputjes. Begaj e fitoi këtë çmim pasi kaloi me sukses tri provat me 93, 98 dhe 102 kg.

Komente (1)

Kaqurreli12.04.2012/07:12

Na Shqipatrt i kemi shum Ment e Holla hiq fare se qesim Gishtin ne Mendje qe te Mendojm Paksa . Romela apo Delegacioni Shqiptar ka ber shum Gabime ne kete Gar , un e kam Percjell Live ne EuroSport ne Gjermani . Romela Begaj Hodhi 116 Kg Juria e Pranoj por pas 3 Minutash Juria e nderroj mendimin dhe nuk ia Pranoj Romeles 116 kg te Ngritura arsyja lekundje e Berrylave jo e Disciplinuar gjat ngritjes , Konkurrentja nga Azerbaijani ngriti 115 kg nuk arrinte ne te 3 Rastet ti Ngriste 116 kg , qka bejn Shqipetaret ata shkojn edhe dalin me 120 kg ncncncnc po pse jo 117 ku aty do e merrte medaljen e Art , pas 2 Rasteve nuk arriti ti ngriste 120 Pik kshtu qe ja Fali Azerbagjanes Fitoren dhe Vetit ja Humbi 2 Medalje Argjendi . Sa per Peshngritsit Meshkoj mos te Flasi me mir aty shihet qe jan ka e Shesin Fitoren per Azerbagjanet dhe Turqet . TURP TURP

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu