• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

K.F. Kukësi, 100 mijë euro për tre kosovarët

Publikuar: 02.07.2012 - 14:32

Kukës, 2 korrik – Klubi i futbollit Kukësi, këtë vit për herë të parë do të luajë në elitën e futbollit të Shqipërisë. Prandaj skuadra ka filluar me përforcime, ndërsa lojtarët e parë të angazhuar janë nga Kosova. Fjala është për mesfushorët, Yll Hoxha e Besart Musolli dhe sulmuesin, Festim Krasniqi.
Hoxha e Musolli kanë qenë pjesë e KF Hysit, derisa Krasniqi së fundi ka qenë pjesë e Trepçës 89, me të cilën ka fituar edhe Kupën e Kosovës. Sipas burimeve të afërta me lojtarët dhe klubin, kjo treshe ekipit kukësjan i ka kushtuar rreth 100 mijë euro, edhe pse shifrat e kontratave treshja kosovare i mban sekrete. Lojtarët kanë kaluar pa dëmshpërblim të skuadrave kosovare, shkruan futbollishqiptar.
“Është e vërtetë së tre lojtarë nga Kosova, unë, Besarti dhe Festimi tashmë jemi lojtarë të Kukësit. Stërvitjen e parë me klubin e ri pritet ta bëjmë të hënën”, tha Hoxha duke konfirmuar kalimin e treshes nga Superliga në ekipin e Kukësit. Ai tha se të gjitha palët janë ndarë të kënaqur me marrëveshjen financiare.
“Nuk mund të mohoj, por të gjithë jemi ndarë të kënaqur me marrëveshjen që e kemi arritur, si ne e po ashtu edhe krerët e Kukësit. Nuk dua të flas për shifrat, por më rëndësi që ne kemi rënë dakord dhe kjo ka hapur mundësinë e transferimit tonë në Kukës”, tha tashmë ish-lojtari i Hysit.
Hoxha, 24-vjeçar, ka bërë të ditur se ekipi stërvitjet do t’i zhvillojë në Tiranë, ndërsa ndeshjet në Kukës.
“Klubi na ka siguruar një banesë në Tiranë, pasi që atje edhe do t’i kryejmë stërvitjet, për shkak të punëve në stadiumin tonë. Por ndeshjet do t’i zhvillojmë në Kukës. Shpresoj se kjo nuk do të na shkaktojë telashe për të arritur qëllimet tona, që si klub i ri në elitë të kapim mesin e tabelës”, tha Hoxha, për të cilin kjo është hera e dytë që luan jashtë futbollit kosovar. Herën e parë ai ishte në Finlandë, ku ka bartur fanellën e TPS-it. Mesfushori me tipare sulmuese, Krasniqi nuk ka hezituar fare të qes firmën e tij në kontratë.
“Kam nënshkruar menjëherë, pasi që krerët e klubit ishin shumë të qartë dhe na kishin ofruar një ofertë të mirë. Kam mbetur jashtë zakonisht me pritjen që na bëri presidenti Safet Gjici”, tha Krasniqi. Me kalimin e tyre në Kukës kosovarët i kanë dhënë vetes përgjegjësi të mëdha.
“Unë, Ylli dhe Besari kemi ardhur këtu që të shkrijmë tërë kapacitetin tonë, e që do të thotë se do të japim maksimumin tonë që Kukësit t’i sigurojmë një debutim sa më të mirë në elitën e futbollit shqiptar. Një debutim çfarë e meriton klubi dhe qyteti i Kukësit”, tha Krasniqi, 21-vjeçar, më herët edhe lojtar i Renovës së Tetovës.
“Unë jam në kulmin e formës, kulm të cilin dua ta perfeksionoj këtu në Shqipëri. Di që ka cilësi dhe kërkesa, por ne jemi të gatshëm t’i përballojmë të gjith sfidat drejt objektivit tonë, mesit të tabelës”.
“Jam shumë i kënaqur që tani jam pjesë e skuadrës së Kukësit. Arritëm me sukses akordin me drejtuesit e klubit dhe tani mezi po pres që të nisë përgatitjet me skuadrën. Më vjen mirë që në skuadër do të kem edhe dy miqtë e mi, Hoxhën dhe Krasniqin”, tha Musolli.

Trajner i Kukësit është Armando Cungu, ish-futbollist edhe i Flamurtarit të Prishtinës, kurse ekipi në ndeshjen e parë të sezonit të ardhshëm, i cili fillon më 25 gusht, do të takohet me Luftëtarin në terren të vet, por pa praninë e shikuesve, për shkak të suspendimit të terrenit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 33°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell