Shaqiri, 90 minutat e parë me Bayernin

Artikujt tjerė
- Kthimi i lumtur i Ujkanit në shtëpi
- Kosova nuk sheh pengesa nga pranimi jo i plotë
- Shaqiri, 90 minutat e parë me Bayernin
- Emir Bajrami kalon në Monaco
- Krasniqi: Boksierët kosovar tashmë kanë rrugën e hapur në botë
- Shuhet ish-futbollisti dhe trajneri i Lirisë, Ali Maralusha
- Gjasula ka probleme me zemrën, duhet të pushojë
- Superliga e Kosovës nis me derbi!
- Kosova pranohet në Asociacionin Ndërkombëtar të Boksit
- Dardan Berisha i gatshëm të jetë pjesë e reprezentacionit basketbollistik të Kosovës
München, 11 korrik Xherdan Shaqiri ka luajtur të martën ndeshjen e parë për FC Bayernin. Skuadra bavareze ka pasur dje në plan lojën e parë testuese kundër skuadrës së Ligës së Tretë, Unterhaching, të cilën e ka fituar jo lehtë, me rezultatin minimal 1:0.
Lojtari shqiptar ka zëvendësuar Robennin i cili si pjesëmarrës i Euro 12 ka pushime të zgjatura. Xherdani ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes, pra 90 minuta dhe pas saj u ka deklaruar medieve gjermane dhe zvicerane se është shumë i kënaqur me ndeshjen dhe me angazhimin e tij.
Duke folur për caqet e tij në FC Bayern, Shaqiri ka thënë: Unë mund të luaj qendrën e majtë dhe atë të djathtë. Është e rëndësishme për lojtarin që të jetë polivalent, sepse kështu fiton më shumë shanse. Unë vij nga një klub që ka fituar shumë tituj dhe dua të vazhdoj në atë drejtim, transmeton Albinfo.
Lidhur me konkurrencën në Bajern, Shaqiri ka thënë se është e vërtetë se ka konkurrencë, por është e rëndësishme që ne jemi gjithmonë në gatishmëri për njëri-tjetrin. Për mua është mirë që të jem prej fillimit në përgatitje, por me të vërtetë nxehtë do të bëhet vetëm kur të inkuadrohen edhe futbollistët që kanë luajtur për kombëtaren gjermane (në Euro12).
Shaqiri ka folur edhe për trajnerin e ri, Matthias Sammer. Me Sammerin, klubi ka bërë një zgjedhje shumë të mirë. Ka zgjedhur një njeri që e njeh futbollin. Ai është profesionist, ka përfunduar futbollisti kosovar.


Rion12.07.2012/05:36
Sammer nuk eshte traineri i ri por eshte menagjeri i bayernit ose drejtor sporti. Nelinger e kishte kete post deri para pak ditesh. bayerni edhe kete seson e ka te njetin trainer.









KOLA12.07.2012/10:10
ne klube qe ke fituar shum tituj haroje shaqiri ,ketu je ne bayern qe ka pretend edhe me shum tituj se ne basel qe krahasohet me ligen e tret 3BUNDESLIG