Emir Bajrami kalon në Monaco

Artikujt tjerė
- Shaqiri, 90 minutat e parë me Bayernin
- Emir Bajrami kalon në Monaco
- Krasniqi: Boksierët kosovar tashmë kanë rrugën e hapur në botë
- Shuhet ish-futbollisti dhe trajneri i Lirisë, Ali Maralusha
- Gjasula ka probleme me zemrën, duhet të pushojë
- Superliga e Kosovës nis me derbi!
- Kosova pranohet në Asociacionin Ndërkombëtar të Boksit
- Dardan Berisha i gatshëm të jetë pjesë e reprezentacionit basketbollistik të Kosovës
- Vëllaznimi vetëm me gjakovarë!
- Për Xhakën prioritet është Liga e Kampionëve
Monaco, 11 korrik - Mesfushori kosovar që aktivizohet me kombëtaren suedeze, Emir Bajrami në sezonin e ardhshëm do të luajë për skuadrën franceze Monaco. Lojtari 24 vjeçar është transferuar nga Twente, e cila e ka huazuar për një sezon, me të drejtën e blerjes përfundimtare.
Drejtuesit e Monacos janë të lumtur me zgjedhjen që kanë bërë për futbollistin, i cili fatkeqësisht luajti një rol dytësor me kombëtaren e tij në Euro 2012, duke qëndruar në bankinë dhe duke u aktivizuar vetëm në ndeshjen kundër Francës.
Kërkonim një lojtar që të sulmonte hapësirat dhe Emiri përshtatet plotësisht me këtë profil. Ai është një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij në Evropën e Veriut dhe shpresojmë që të ketë rritje të mëtejshme të lojës në këtë sezon me Monacon. Ai do ti japë një perspektivë tjetër vijës tonë të sulmit, ishin fjalët e menaxherit të skuadrës franceze, Tor-Cristian Carlsen, i cili ishte personi që ka ndjekur prej 3 vjetësh mesfushorin kosovar.
Bajrami shihet si një nga talentet më premtues të kombëtares suedeze të futbollit, me të cilën është aktivizuar në 17 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Ai luan si mesfushor i avancuar, ose në krahun e majtë, pozicion në të cilin është preferuar zakonisht me kombëtaren suedeze të futbollit.


X,përsoni analist e kritik i sportit.11.07.2012/23:57
Do të jesh i priviligjuar të luajsh në Principatën e Monakos,njëherit në vendin më të bukur që ka planeti.Por futbolli në këtë vend është i klasit të dytë,megjithë angazhimeve që bënë princ Alber për futbollin e kesajë Principate.









Erolli 12.07.2012/02:03
Eshte nje zgjedhje shume e mire per Emir Bajramin. Edhe pse aktualisht AS Monaco eshte ne Ligue2 te kampionatit francez ekipi ka ambicje te larta prej blerjes se klubit nga miliarderi ruse Rybolovlev i cili do te investoj minimum 1miliard euro ne pese vitet e ardhshme ne menyre qe te bleje lojtare te mdhenje ne menyre qe te mund ti beje konkurrence ekipeve me prestigjioze evropiane. Hapi i pare i tij ishte mberritja e strategut italian Claudio Ranieri si trajner. Emirit i deshiroj vetem suksese, se me te vertete para vetes e ka sigurisht shansen e jetes se ti.