Timoshenko kthehet në burg pasi refuzoi trajtimin mjekësor

Artikujt tjerė
- Timoshenko kthehet në burg pasi refuzoi trajtimin mjekësor
- SHBA dhe Afganistani finalizojnë marrëveshjen për partneritet
- Hollande një për qind para Sarkozysë shkojnë në rundin e dytë
- Votuan mbi 70 për qind e francezëve
- Stërvitje e përbashkët ushtarake Kinë Rusi
- Në Ditën e Tokës, botës i duhet më tepër ushqim
- Vdiq njëri nga aktorët e Watergate
- Në Meksikë edhe 15 të vrarë
- Trupat siriane sulmojnë lagjet në periferi të Damaskut
- Indi: Çaji shpallet pije kombëtare
Harkov, 22 prill - Zyrtarët në qytetin lindor të Ukrainës, Harkov, thanë sot se ish kryeministrja Julia Timoshenko, është kthyer në burg, pasi ka refuzuar trajtimin mjekësor në një klinikë lokale.
Timoshenko ishte dërguar në këtë klinikë të premten, për shkak të dhembjeve të mëdha në shpinë, por është kthyer në burg pasi, siç kanë thënë zyrtarët, ajo kategorikisht e kishte refuzuar trajtimin.
Mjekët perëndimorë, që më herët e kishin kontrolluar zonjën Timoshenko, kanë thënë se ajo kishte shprehur shqetësim se do të helmohej ose me qëllim të infektohej me ndonjë sëmundje, nëse vendoset në ndonjë spital në Ukrainë.
Mbështetësit e saj thonë se ajo ishte dërguar në spital me forcë.
Julia Timoshenko është duke e vuajtur dënimin me shtatë vjet burg për shkak të keqpërdorimit të pozitës.
Ajo thotë se dënimi është i motivuar politikisht dhe paraqet përpjekje nga rivali i saj politik, presidenti Viktor








