Grabitësit sulmojnë avionin e mallrave në Marsejë

Artikujt tjerė
- Grabitësit sulmojnë avionin e mallrave në Marsejë
- Në vetëmbrojtje, NATO vret një ushtar afgan
- Asad emëroi kryeministrin e ri
- Fillon gjykimi i Gu Kailait
- Prin Obama, Romney i zënë ngushtë me tatim
- SHBA e Vietnami pastrojnë xhunglat
- Sërish dhunë në Sinai
- Kërkohet kthimi i Berlusconit
- Moratinos dhe Solana kandidatë për emisarë specialë në Siri
- Evakuohen shkencëtarët nga Antarktiku
Marseille, 9 gusht - Grabitës të armatosur mbajtën peng për disa minuta një avion mallrash në aeroportin e Marsejës (marseille) në jugun e Francës, pasi kaluan gardhin mbrojtës duke e shpërthyer atë me një veturë të vjedhur.
Banda e armatosur, e cila sipas gazetës La Provence ishte e armatosur rëndë, realizoi sulmin e saj në orën tre të mëngjesit, kur avioni po shkarkohej.
Sipas informacioneve, ata shpresonin të gjenin sasi me para nga avioni i ardhur nga Parisi, por kjo nuk rezultoi e vërtetë.
Grabitësit u larguan më pas nga vendngjarja, me çantat e shpinës së dy pilotëve, përpara se të jepej alarmi i përgjithshëm dhe forcat e rendit të rrethonin aeroportin, transmeton TCH.
Nuk ka informata nëse ka pasur të lënduar gjatë aksionit, të mbajtur në fshehtësi pothuajse të plotë nga forcat policore, që ende nuk kanë publikuar të dhëna të detajuara.






