• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Syneti, vepër penale në Köln

Publikuar: 27.06.2012 - 18:42

Köln, 27 qershor - Një gjykatë në Köln të Gjermanisë vendosi që syneti i fëmijëve për arsye fetare duhet të trajtohet si shkaktim i plagëve të rënda trupore dhe se si i tillë mund të jetë vepër penale.

Duke marrë parasysh se ky vendim në të ardhmen do të mund të konsiderohej si precedent, ai shkaktoi reagime të ashpra, fillimisht të bashkësisë hebraike, e cila e konsideron këtë si sulm ndaj lirisë fetare.

Në arsyetimin e vendimit pohohet se me synet, trupi i fëmijës ndryshon përgjithmonë dhe shtohet se një ndryshim i tillë është në kundërshtim me interesat e fëmijës, i cili privohet nga mundësia që më vonë vetë të përcaktohet për përkatësi fetare dhe çdo gjëje tjetër që ka të bëjë me këtë.

Në vendimin e gjykatës shkruan se vendimi nuk i referohet synetit për arsye mjekësore. Bashkësia hebraike, por edhe ajo myslimane në Gjermani njoftoi se vendimi i gjykatës në Köln paraqet formën më serioze të përzierjes në të drejtat e bashkësive fetare.

Komente (2)

ujku28.06.2012/09:29

Ja paska nis edhe gjermania mu perzi ne kesi pune a?
Syneti eshte vertetu shkercerisht dhe shume doktore ne rang boteror e propozojne qe te behet qysh ne lindjen e femijes. Ka shum arsye qe synetia duhet me ndodh me apo pa qare...
psh femiu im eshte semure jave per jave deri sa e pame qe iu kishte semure dhe cdo jave kishte temp.. pas synetit ai ka merr permisimin edhe eshte shum shendosh. njejte ka ndodh edhe me vellaun tim dhe nga nje i dobet qe ishte eshte bere i plote. mbi te gjitha keto mund te merrni literature nga Kurani i shenjte.

Arusha27.06.2012/19:24

Plotesisht e drejt, barbarizem asht barbarizem, pa mar para sysh si e quan.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell