• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Uniteti faktorizon shqiptarët në shumë komuna të Maqedonisë

Publikuar: 12.11.2012 - 13:49

Shkup, 12 nëntor - Në rast të një uniteti ndërmjet partive shqiptare në Maqedoni, shqiptarët mund të fitojnë dhe të jenë faktor me ndikim në shumë komuna. Sipas një analize të agjencisë së lajmeve INA dhe organizatës OBRIE, shqiptarët në rast të unitetit dhe konkurrimit në zgjedhje me një listë zgjedhore për këshilltarë dhe një kandidat për kryetar komune, mund të arrihet fitore edhe në disa komuna tjera. Bashkimi i partive politike përmes kësaj formule do të arrinte fitore edhe në komuna tjera përveç Tetovës, Gostivarit, Strugës, Çairit dhe komuna tjera rurale.

Në bazë të përqindjes së popullsisë në disa komuna, ku shqiptarët përbëjnë prej 20 deri 30 për qind të popullsisë, fitore e rëndësishme dhe pozicionim të fuqishëm partitë shqiptare bashkërisht mund të kenë në  Shkup, Kërçovë, Kumanovë, Butel, Zelenikovë, Gazi Babë, Dollnen, Çashkë dhe disa komuna tjera. Uniteti i partive mund të sjellë rezultate më të mira duke shtuar numrin e këshilltarëve edhe në komunat e Manastirit, Velesit, Ohrit, etj. 

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar një unitet ndërmjet partive shqiptare, duke mos saktësuar se ky koalicionim do të vlejë sipas kësaj formule.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell