BDI, dallime esenciale me partnerin qeveritar

Artikujt tjerė
- Paviçeviç: Beogradi do përmirësim të marrëveshjeve me Prishtinën
- Koshtunica inicion anulimin e të gjitha marrëveshjeve me Prishtinën
- Presidenti kroat bllokohet në lift mbi 30 minuta
- Kriza ekonomike, Greqia çmonton anije dhe tërheq aeroplanë
- Një tërmet 4.9 ballë Rihter godet Greqinë
- Kreu i Komunës së Likovës: I thoni Shfërgovskit le të më padisë!
- Agim Vinca refuzon ofertën e PDSH-së
- BDI, dallime esenciale me partnerin qeveritar
- Daçiq: Ndarja e Kosovës, "zgjidhja e vetme reale"
- Rreth 330 ushtarakë turq dënohen për komplot
Shkup, 21 shtator - Asgjë të re nuk solli mbledhja e fundit e kryesisë qendrore të BDI-së. Lideri i kësaj partie, Ahmeti mbrëmë vetëm ka dëgjuar vërejtjet dhe qëndrimet e anëtarëve të kryesisë qendrore mbi zhvillimet e fundit politike në vend. Nga mbledhja e mbrëmshme e kryesisë së BDI-së kanë dalë këto konkluzione: Kryesia qendrore ka analizuar zhvillimet e fundit politike në vend, Kryesia qendrore e BDI-së i jep përkrahje grupit parlamentar në përpjekje për të parandaluar miratimin e ligjit selektiv të branitellave. Kryesia qendrore konstaton se mbeten ende dallimet esenciale mes partnerëve të koalicionit qeveritar në raport me ligjin e branitellave.
Në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë është vendosur gjithashtu që të kërkohet dhe bëhet përpjekje që këto dallime të mos reflektojnë në sferat tjera të shoqërisë në bllokim të institucioneve, që mund të pengojnë jetën normale të qytetarëve dhe agjendën evropiane të Maqedonisë.
Kreu i BDI-së sot pasdite në Pogradec u takua me shefin e diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti.










Murtez Xhemajli22.09.2012/15:09
Ska shqiptaret me e lut palen Maqedonase por ata duhet me i lut shqiptaret ne te kunderten BDIja duhet menjihere me e braktis ket kualicion dhe me e que shtetin ne zgjedhje te reja Parlamentare ska tjeter rrug e alternativ, e mandej partit shqiptare te ulen dhe ta bajn njkualicion te perbashket dhe q t gjith shqiptaret te garojn ne zgjedhjet parlamentare te perbashket dhe ashty jam i sigurt qe fitorja sht e sigurt dhe ashty faktori shqiptar do jete kryesori per berjen e institucioneve demokratike n Maqedoni.