Rekord i ri i papunësisë në Greqi

Artikujt tjerė
- Rekord i ri i papunësisë në Greqi
- Serbët e Bosnjës mbështesin regjimin e Asadit
- Gjashtë zjarre aktive në Maqedoni
- Arben Xhaferi në gjendje kome
- Shehu e Zllatku: Asnjëherë bashkëpunëtorë të shërbimeve
- Maqedonia rrezikon të humbë të drejtën e votës në OKB
- Maqedoni, përgatiten protesta kundër shtrenjtimeve
- Shqiptarët, të tretit për spiunim në ish-Jugosllavi
- Marrëveshje Greqi-Itali për gazsjellësin, mungon Shqipëria
- Bien kambanat për Serbinë
Athinë, 9 gusht - Papunësia në Greqi ka prekur nivele rekord gjatë muajit maj, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti kombëtar i statistikave të këtij vendi.
Sipas burimit, kuota e papunësisë është ngjitur në 23.1 për qind në muajin maj, nga 22.6 për qind, sa ishte në muajin prill. Më shumë se gjysma e të rinjve, të moshave nga 15 deri në 24 vjeç janë të papunë.
Shifra për këtë kategori është rritur në muajin maj në kuotën 54.9 për qind, nga 51.5 për qind, sa ka qenë në prill, dhe është më e larta në radhët e 27 vendeve anëtare të BE-së.
Greqia duket se nuk po sheh dritë në fund të tunelit të gjatë të krizës ekonomike, e cila sipas kryeministrit Andonis Samaras do të përkeqësohet gjatë këtij viti.
Muajin e kaluar kryeministri deklaroi se pritet që ekonomia të tkurret me 7% deri në fund të 2012-ës, një shifër më e lartë se recesioni prej 5%, që ishte parashikuar më parë nga Banka Qendrore e Greqisë.
Pa një progres të mjaftueshëm Athina mund të mos marrë 30 miliardë eurot e fundit të huas prej 130 miliardë eurosh, të akorduar në muajin mars.
Ndërkohë, sa vijnë e bëhen më të forta hipotezat e ekspertëve për një dalje të Greqisë nga eurozona, gjë që, sipas tyre, mund të menaxhohet pa pasur efekte në vendet e tjera të shteteve ku euro është valutë zyrtare.







