Maqedonia koncesionon Liqenin e Ohrit

Artikujt tjerė
- Maqedonia koncesionon Liqenin e Ohrit
- Ministri i Jashtëm i Malit të Zi tërhiqet nga funksioni
- Daçiq mohon të ketë kërkuar kthimin e forcave serbe në Kosovë
- Daçiq: Xhandarmëria mos të shfrytëzojë më betimin kosovar
- Përfundoi misioni policor i BE-së në Bosnjë
- Fluks mërgimtarësh, radhë të gjata në pikëkalimin Tabanoc
- Reagimet gjermane: Daçiq, simbol fatal në Serbi
- Bashkëshortja e Milosheviqit kthehet në Serbi?
- Betim i ri i xhandarmërisë serbe: Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë...
- City Mall, një mega investim shqiptar në Shkup
Shkup, 2 korrik - Pas shumë paralajmërimeve për koncesionimin e Liqenit të Ohrit, më në fund është marrë vendimi i Qeverisë, për të lidhur kontratë gjashtëvjeçare me personin i cili do të administrojë këtë pasuri natyrore të Maqedonisë.
Fillimisht informacionet që dilnin nga burime të ndryshme mohoheshin nga zyrtarët e ministrive të implikuara dhe nga Qeveria.
Përfundimisht, bën të ditur INA, edhe Qeveria e Maqedonisë e ka konfirmuar se Liqeni i Ohrit është koncesionuar për kohëzgjatje prej 6 vjetësh, që nënkupton se koncesioneri i ri do të ekonomizojë me fondin e peshkut gjatë 6 vjetëve të ardhshme. Për tu bërë koncesioni i plotfuqishëm, duhet që vendimi i Qeverisë të publikohet në Gazetën Zyrtare të RM-së.
Për këtë koncesion, personi-koncesioneri obligohet që për 6 vitet që do të ekonomizojë me Liqenin e Ohrit, Qeverisë, ose ministrisë përkatëse ti paguajë 33.000 euro.
Për këtë koncesionim, pritet të reagojnë shoqatat e peshkatarëve të Ohrit, të cilët kanë kundërshtuar edhe më parë këtë lloj koncesionimi, për shkak të asgjësimit të fondit të peshkut.
Ata kanë paralajmëruar se do të ankimojnë këtë vendim të Qeverisë, edhe në institucionet ndërkombëtare e deri tek Komisioni për peshkim pranë OKB-së dhe partitë ambientaliste evropiane. Këtë qëndrim peshkatarët e Ohrit e mbështesin për shkak të lejimit të koncesionerit që brenda një viti do të mund të peshkojë 2 tonelatë trofta dhe 200 tonelatë plashka gjatë një viti, duke punësuar 24 punëtorë. Këto parametra dhe këto sasi janë të mjaftuara që brenda 6 vjetëve, sa zgjatë koncesioni, të asgjësohen fonde të paparashikuara peshku, që mund të ketë pasoja edhe deri në 50 gjenerata të peshkut, pohojnë ekspertët e peshkimit.










