Ministri i Jashtëm i Malit të Zi tërhiqet nga funksioni

Artikujt tjerė
- Ministri i Jashtëm i Malit të Zi tërhiqet nga funksioni
- Daçiq mohon të ketë kërkuar kthimin e forcave serbe në Kosovë
- Daçiq: Xhandarmëria mos të shfrytëzojë më betimin kosovar
- Përfundoi misioni policor i BE-së në Bosnjë
- Fluks mërgimtarësh, radhë të gjata në pikëkalimin Tabanoc
- Reagimet gjermane: Daçiq, simbol fatal në Serbi
- Bashkëshortja e Milosheviqit kthehet në Serbi?
- Betim i ri i xhandarmërisë serbe: Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë...
- City Mall, një mega investim shqiptar në Shkup
- A është i mundur koalicioni shqiptaro-maqedonas?
Podgoricë, 2 korrik - Ministri i jashtëm i Mali të Zi, Milan Roçen deklaroi se tërhiqet nga funksioni i tij, transmeton INA njoftimin.
Vlerësoj se tani është momenti kyç që të largohem pas të gjitha sukseseve të politikave të jashtme, me të cilat Mali i Zi ka realizuar sukses, sidomos tani kur janë hapur negociatat paraqasëse me Bashkimin Evropian dhe pas Samitit të Çikagos të NATO-s, ku Mali i Zi është një hap para hyrjes në Aleancë, deklaroi Roçen.
Ai informoi se vendimi për largimin e tij nga detyra së shpejti do të hyjë në procedura ligjore. Sipas tij, në vend të tij sigurisht do të jetë një kuadër i profesionalizuar në fushën e diplomacisë.
Roçen është shefi i parë i diplomacisë i Malit të Zi, pasi që vendi më vitin 2006 shpalli pavarësinë. Ai një kohë të gjatë ka qenë këshilltari kryesor politik i Milo Gjukanoviq. Roçen nga viti 2003 2006 ka qenë ambasador i ish-Jugosllavisë në Federatën Ruse.







