• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Sheshel dënohet për zbulimin e dëshmitarëve të mbrojtur

Publikuar: 28.06.2012 - 11:17

Hagë, 28 qershor - Tribunali për Krime lufte në ish Jugosllavi e ka dënuar ultranacionalistin serb, Vojisllav Sheshel me dy vjet burg, pasi ka refuzuar të heqë informacionet nga faqja e tij e internetit, me të cilat zbulonte identitetin e dëshmitarëve, të cilëve gjykata ua kishte siguruar anonimitetin, transmeton REL.

Kjo është hera e tretë që Sheshel dënohet për shpërfillje, që kur është dorëzuar në gjykatën e OKB-së në Hagë në vitin 2003 për t'u përballur me akuza për nxitje të mizorive serbe në luftërat ballkanike të fillim viteve të ’90-a.

Në rastin kryesor kundër tij, prokurorët kërkojnë që ai të dënohet me 28 vjet burg. Gjyqi i tij filloi në vitin 2007, derisa vendimi pritet në mars të 2013-ës.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 14°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu