Parlamenti maqedonas refuzon rikthimin e ndihmës financiare për fëmijën e tretë

Artikujt tjerė
- Daçiq: Nuk po pengojmë në formimin e qeverisë
- Në gjykimin e Mlladiqit akuza thërret 400 dëshmitarë
- SPS pranon edhe Tadiqin edhe Gjilasin si kryeministër
- Bramerc: Të dihet kush i fshehu kriminelët e luftës në Serbi
- Clinton: Ftesa për NATO, pas zgjidhjes së emrit
- Të rinjët e Luginës i bashkohen dhimbjes shqiptare
- Shkup: Avokati i Popullit thotë se shqiptarët e arrestuar po torturohen
- Spitali shtetëror i Shkupit do të quhet "Nëna Terezë"
- Robertoson e quan turp që Maqedonia nuk mori ftesë për në NATO
- Ambasada amerikane: Deklaratat e Gruevskit naive
Shkup, 22 maj - Parlamenti i Maqedonisë dje pasdite nuk ka pranuar Propozim-Ligjin për
ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, i propozuar nga deputeti i
RDK-së, Izet Zeqiri.
Me këtë propozim, Zeqiri deklaroi se kishte kërkuar që nënave që i është
ndërprerë shtesa financiare për fëmijën e tretë, ti riaktivizohet, për
shkak se ato janë në kushte të rënda sociale dhe të papërballueshme.
Ky propozim ishte për të rikthyer shtesën në formën e ndihmës sociale për nënat që kanë fëmijën e tretë dhe që ato kanë humbur të drejtën për përfitimin e kësaj ndihme, në kuadër të projektit për shtimin e natalitetit. Por nuk ka gjetur mbështetje nga Parlamenti, deklaroi deputeti Zeqiri, duke shprehur keqardhje se këtë ndihmë mujore e kanë humbur shumë nëna në rajonin e Pollogut, Shkupit, Kumanovës dhe qytetet tjera, raporton INA.
Shtesa financiare është një shumë prej 8 mijë denarë që i ndahet nënave që kanë lindur fëmijën e tretë dhe se ato këtë e përfitojnë për më shumë se 10 vite. Por, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ndërpreu një pjesë të këtyre ndihmave, me arsyetimin se sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, disa nga shfrytëzueset e kësaj ndihme nuk kanë ndjekur tre kontrollet e detyruara pas lindjes nëpër ordinancat shtetërore gjinekologjike. Ky ka qenë arsyetimi që shumë familje kanë humbur këtë mbështetje financiare në formë të ndihmës nga shteti.










muslimani22.05.2012/12:56
kjo eshte nje trysni e qetnikav sllavo maqedon qe shqiparet te mos lindin shume dhe te mos shtohet numri i tyne sepse ata jane ne rrezik se do te zhduken pershkak te mos lindjes nga maqedonet.