Dashi

Dashi

21.03-20.04

Pamja juaj e veçantë ndikon shumë sa u përket lidhjeve tuaja romantike. Ka disa persona që janë të tërhequr nga ju. Nëse tashmë jeni në një lidhje, përfitoni nga rasti për të marrë kontrollin. Dërgojeni të dashurin në ndonjë qytet glamuroz ku mund të kaloni kohë të mrekullueshme. Nëse jeni duke menduar ta ndryshoni pamjen e jashtme, kjo është kohë e përshtatshme ta bëni.

Demi

Demi

21.04-20.05

Puna në shtëpi do të jetë shumë produktive. Jeni person shumë kreativ por ju mungon kuraja kur duhet të bashkëpunoni me njerëz shumë kritik. Është kohë e përshtatshme të krijoni një zyrë pune në shtëpi. Zgjidhni një vend ku depërton më lehtë dielli. Fundi i fundit, ngjyroseni dhomën me ngjyrë të verdhë. Kur ambienti është stimulues do ta keni më të lehtë të zhvilloni talentin tuaj.

Binjakët

Binjakët

21.05-20.06

Rezulatet e një testi më në fund kanë arritur dhe jeni mjaft të entuziazmuar me to. Kjo ju sjell një shans të madh të futeni në ndonjë organizatë eksluzive. Mos hezitoni të kërkoni letër rekomanduese nga një mik i ri. Njerëzit që i njihni janë shumë të rëndësishëm për momentin. Dikush do t’ju ftojë për një udhëtim në fundjavë. Pranojeni këtë ofertë sepse mund ta shfrytëzoni për të pushuar.

Gaforrja

Gaforrja

21.06-20.07

Duke u vënë në krye të një institucioni do të fitoni më shumë para. Por mos i shfrytëzoni shpejt. Është më mirë të kurseni sepse do të ndiheni më të mbrojtur. Zgjerimi i pasurisë nuk është i vetmi përfitim që do të keni nga kjo pozitë. Po ashtu do të merrni publicitet mjaft favorizues. Fama është një fushë e pazakonshme për ju por do të ndiheni mirë sepse do të keni shumë mundësi për të udhëtuar dhe për të studiuar.

Luani

Luani

21.07-20.08

Do të keni rast të qaseni në një kulturë, fe ose institucion të ri fetar. Megjithëse jeni person mjaft i vështirë, anëtarët e tjerë do t’ju pranojnë me krahë hapur. Ju do të injektoni një frymë të re në këto procedura. Nëse jeni duke planifikuar të shkruani ndonjë libër, është koha e përshtatshme ta bëni. Mos u brengos shumë për materialet që keni. Në fakt, duhet të jeni sa më të specializuar në subjektin. Do të keni sukses të madh me këtë libër.

Virgjëresha

Virgjëresha

21.08-20.09

Do të përjetoni tërheqje të madhe me një adhurues të ri. Do ta keni të pamundur të qëndroni larg njëri-tjetrit, edhe nëse jeni të rrethuar nga njerëzit e tjerë. Ndoshta është një sinjal se duhet të injektoni më shumë entuziazëm në jetën tuaj. Edhe pse gjithmonë ndiheni rehat me rutinën, është e rëndësishme të largoheni pak nga përditshmëria. Eksperimentoni me teknika të ndryshme. Provoni të ndryshoni pamjen dhe eksploroni vende të pazakonshme.

Peshorja

Peshorja

21.09-20.10

Nuk është çudi që kaq shumë njerëz ndihen të tërhequr nga ju. Jeni person shumë i mençur, tërheqës dhe sharmant. Nëse jeni në një lidhje, do të përballeni me disa rivalë që do t’ju dalin në rrugë. Është e pamundshme të largoni gjithë këtë vëmendje. Ende beqar? Do të takoni një person të veçantë në një takim “qorr”. Lejoni një miku t’ua propozojë dikë dhe do të shihni se do të tërhiqeni nga ngrohtësia e atij personi, derisa ai do të çmojë hirin e elegancën tuaj.

Akrepi

Akrepi

21.10-20.11

Jeni të gatshëm për të pranuar një detyrë të pazakonshme pune, Suksesi juaj me këtë projekt do të rezultojë me promovim dhe të ardhura të mira. Nëse jeni të papunë, është kohë e mirë të plotësoni disa aplikacione. Avancimi përmes trajnimeve për kompjuter do të ishte i mirëseardhur. Mos e bindni veten se nuk ju shkon për dore teknologjia. Me pak ndihmë të një tutori do të arrini rezultate të mrekullueshme, madje edhe mund të bëheni ekspert i kësaj fushe.

Shigjetari

Shigjetari

21.11-20.12

Jepni vetes pak pushim sepse puna e madhe është duke ju shkatërruar. Merruni me ndonjë aktivitet si çiklizmi, noti ose të ngjashme. Nëse nuk ndiheni në formë të mirë, kjo është mundësia për të filluar një mënyrë jetese më aktive. Në fillim do ta keni më të vështirë por pastaj do të ndiheni më të çliruar. Edhe kur ndodheni në shtëpi, motivoni veten për t’u marrë me ushtrime dhe përpiquni ta ktheni në shprehi këtë.

Bricjapi

Bricjapi

21.12-20.01

Ndryshimet e mëdha në shtëpi do t’ju fusin në luftë me familjarët. Një i afërm ose cimeri do të vlerësojë gatishmërinë tuaj për kompromis. Duke dhënë pak nga vetja, ju do të krijoni një ambient shumë të mirë. A jeni duke planifikuar të shpërnguleni afër një fqinji të ri? Hulumtoni vende në zona të reja. Do të gjeni vend shumë të përshtatshëm. Ka disa persona që janë të gatshëm të japin shtëpitë e tyre dhe ju dini si të arrini marrëveshje të mira.

Ujori

Ujori

21.01-20.02

Mos u mundoni të kundërshtoni kur flisni me një person që dashuroni. Interesi juaj nuk është të luani macen e miun. Për fat të mirë, i dashuri juaj do të impresionohet me qasjen tuaj të re dhe do t’jua kthejë me shumë entuziazëm. Nëse jeni në një lidhje, përfitoni nga mundësia për të rregulluar një problem që ju ka munduar me muaj të tërë. Shkoni në ndonjë udhëtim të shkurtër bashkë me të dashurin dhe do të shihni shumë çështje nga perspektiva të ndryshme.

Peshqit

Peshqit

21.02-20.03

Nëse arrini të shisni punën tuaj kreative do të keni të ardhura të mira. Megjithëse nuk jeni person shumë materialist, do t’i çmoni shumë gardërobën e bukur, punimet artistike dhe orenditë. Përfitoni nga rasti të blini disa gjëra luksoze. Nëse jeni duke kërkuar punë, hulumtoni mundësi që kanë të bëjnë me kujdes për fëmijët, ambient ose lojëra të fatit. Puna juaj e re do të përfshijë punë që nuk ka të bëjë me religjionin por megjithatë do të jeni në rregull.