EXPRESS

“Jeta nuk është më njësoj”, Vlashent Sata flet për humbjen e babait

Në një intervistë të gjatë për emisionin Express në KTV, kantautori shqiptar, Vlashent Sata ka folur për humbjen e babait.

“Përveç se ka qenë babai im, ka qenë edhe njeri shumë i veçantë dhe kjo është pak rastësore dhe i shton marrëdhënies tonë një gjë më tepër. Se çka ka shkaktuar te ndjeshmëria ime, as unë nuk di ta shpjegoj mirë, por e di që diçka kërcet, jeta nuk është më njësoj kur ndodhin episode të forta”, ka thënë ai.

“Di të them që ka momente që e gjej veten më të ndjeshëm...”