EXPRESS

76-vjetori i Bibliotekës Kombëtare shënohet me ekspozitë

Shekulli i parë i lindjes së veprimtarit që gjithë jetën ia dedikoi pajtimit të gjaqeve në Kosovë është shënuar në ekspozitën e organizuar nga Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Me këtë ekspozitë, u shënua 76-vjetori i themelimit të këtij institucioni.

Figura e Anton Çettës si protagonist në tubimet, ku gjatë viteve ’90 bëhej pajtimi i shqiptarëve është prezantuar në mbi njëzet fotografi.

Krahas fotografive të shkrepura nga veprimtari Sali Cacaj janë ekspozuar edhe libra e shkrime gazetareske që dokumentojnë kontributin e Çettës në fushën e etnografisë dhe folklorit.

Për fotografin Fahredin Spahija, këto imazhe janë shenjë e në epoke që i bëri krenarë kosovarët.

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, vlerësoi thesarin e krijimtarisë popullore të prijësit së pajtimeve.

Ekspozita “Anton Çetta në 100-vjetorin e lindjes” do të jetë e hapur deri më 9 dhjetor në Bibliotekën “Pjetër Bogdani”.