EXPRESS

Agron Mulliqi, piktori që modernizon të kaluarën

Gati gjithë ditës, Agron Mulliqi është brenda ateliesë së tij. Ky është vendi i tij i vetëm i punës tash e sa vjet.

Puna e vazhdueshme dëshmohet në ambientin shumëngjyrësh ku kalon ditën, raporton KOHA.

Së fundmi, piktori Mulliqi është përqendruar në punën me qeramikë. Ka krijuar edhe një pikturë dimensionesh të mëdha që jep përshtypjen e labirintit. Duket si një mozaik veprash të bashkuara.

Krijimtaria e tij është e lidhur ngushtë me të kaluarën dhe etnosin. I ka mbetur besnik figurës së “Hyjneshës”, artefaktit neolitik ndër më të njohurit të gjetur në këto anë. Prej saj ka nxjerrë variacione të ndryshme, duke e modernizuar atë.

Agron Mulliqi, i cili këmbëngul t’i ikë monotonisë duke lëvizur nga një cikël në tjetrin, ka bërë që punimet e tij të shiten e të ekspozohen edhe jashtë Kosovës.

Mulliqi do të vazhdojë profesionin e tij të piktorit derisa piktura do të mbetet puna e tij parësore.