Alpinistët kosovarë krenarë për pushtimin e Everestit

Alpinistët kosovarë krenarë për pushtimin e Everestit

31 maj 2017 19:58

Dy alpinistët kosovarë që me Ekspeditën Kosovare arritën të pushtojnë majën më të lartë të botës, Everestin, thonë se janë shumë krenarë për të arriturën e tyre.

Në konferencën për shtyp me të arritur në Kosovë, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula nga Klubi Alpin Prishtina kanë thënë se ishin shumë të emocionuar për këtë të arritur.

“Jemi krenar për gjithçka. Jemi shumë krenarë për përkrahjen tuaj. Pa ju s’do të ishim atje”, ka thënë Hasanramaj.

Mula ka ndarë një moment të veçantë nga pushtimi i Everestit. Ka treguar se Hasanramaj e kishte pritur para majës për ta lënë që ajo e para të arrinte në majën më të lartë të botës.

Të dy janë shprehur të mërzitur që këtë Ekspeditë e nisën dhe e përfunduan vetëm me dy alpinistë. Dy alpinistët tjerë nuk ishin nisur për shkak të mungesë së financave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme