Fjalët e para të alpinistëve në Kosovë pas rikthimit nga Everesti

Fjalët e para të alpinistëve në Kosovë pas rikthimit nga Everesti

31 maj 2017 19:38

Dy alpinistët kosovarë që pushtuan më 22 maj majën më të lartë të Everestit, Arineta Mula dhe Nazmi Hasanramaj, janë rikthyer në vendlindje.

Menjëherë pas aterrimit ata kanë përshkruar momentin e arritjes së majës më të lartë në Botë në një deklaratë që transmetohet ekskluzivisht në KOHA.

“Interesant sepse nuk shihej nga larg hiq se ku është maja. Vazhdimisht ecnim e nuk e dinim çka po na pret. Shumë interesante. Vazhdimisht me maskë të oksigjenit”, ka thënë Mula, ndërsa Hasanramaj ka shtuar se gjithçka funksionoi si grup. “E gjithë kjo e arritur ishte falë bashkëpunimit të fortë si grup”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme