Ekspedita Kosova në Everest kthehet në shtëpi – dita 66

Ekspedita Kosova në Everest kthehet në shtëpi – dita 66

31 maj 2017 09:11

Pas përfundimit të suksesshëm të Ekspeditës së Kosovës në Everest, alpinistët e Klubit Alpin Prishtina, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, sot kthehen në Kosovë.

Klubi Alpin Prishtina u ka bërë ftese miqve dhe dashamirëve që të dalin t’i presin anëtarët e ekspeditës nga ora 19:45 (në terminalin e vjetër), kur pritet të aterrojë aeroplani me të cilin do të kthehen. Për këtë rast është siguruar edhe transporti falas me autobusë që do të nisen nga parkingu te Pallati i Rinisë në orën 18:30.

Pas arritjes në aeroport, është paraparë edhe konferenca për shtyp e anëtarëve të ekspeditës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme