Alpinistët kosovarë arrijnë në 7100 metra

Alpinistët kosovarë arrijnë në 7100 metra

25 prill 2017 16:08

Ekspedita e Kosovës në Everest, anëtarët e KAP-it, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula e kanë përfunduar fazën e parë të aklimatizimit duke arritur në 7100 metra lartësi mbidetare, në ditën e 30-të të ekspeditës.

Alpinistët kosovarë e kanë kaluar akullnajën Khumbu, e krijuar qysh në Kohën e Akullit 500 mijë vjet më parë, katër herë gjatë kësaj faze.

Sipas rregullave, tash janë kthyer në Kampin Bazë, për t'i përcjellë nga afër simptomat që u ka shkaktuar ngjitja në lartësi ku duhet qëndruar me ndihmë të oksigjenit.

Pritet që brenda disa ditësh, aplinistët të ngjiten sërish dhe ta kalojnë Khumbun edhe katër herë, për fazën e dytë të aklimatizimit, të domosdoshme para se ta synojnë pushtimin e Everestit.

Në foto, alpinistët Hasanramaj e Mula, në Khumbu, me Everestin në prapavijë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme