Alpinistët e Kosovës drejt Everestit, arrijnë në 5150 metra lartësi – Dita 12

Alpinistët e Kosovës drejt Everestit, arrijnë në 5150 metra lartësi – Dita 12

07 prill 2017 10:43

Pjesëtarët e Ekspeditës së KAP-it për në Everest, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, sot kanë mbërritur në 5150 metra lartësi mbidetare.

Për ta, vazhdon faza e aklimatizimit në Himalaje, ku ditët janë të mbushura pluhur, diell përcëllues dhe nxehtësi përvëluese në çaste, ndërsa netët janë të ftohta dhe me temperatura shumë të ulëta.

Ekipi raporton se me shëndet janë shumë mirë, me humor dhe motivim të jashtëzakonshëm për ta mbërritur majën më të lartën botë.

Që nga nisja e shtegtimit, alpinistët tashmë i kanë kaluar këmbë me dhjetëra kilometra. Kanë bërë ngjitje dhe zbritje përgjatë 13,5 kilometrave nga Lukla deri në Namche Bazaar dhe 18,4 kilometrave nga Namche Bazaar në Lobuche. Prej kampit Lobuche deri në Kampin Bazë të Everestit i presin ngjitje dhe zbritje përgjatë shtegut rreth 7 kilometërsh, të cilin besojnë se do ta mbërrijnë rreth datës 9 ose 10 prill.

Image

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme