Euro 2020

Italianët kërkojnë më shumë bileta për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësuesja e Italisë do të përballet me Spanjën në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Kjo ndeshje do të luhet në Britaninë e Madhe në stadiumin “Wembley”. Shteti britanik ka vendosur që për tifozë italian të dhuroi vetëm 125 bileta.

Kjo pasi shteti britanik ka në zonën e kuqe Italinë, shkaku i COVID-19.

Por presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, shpreson që ky vendim të ndryshohet nga qeveria britanike.

“Problemi ynë i vetëm mbeten tifozët që do t’i kemi në ndeshjen gjysmëfinale. E kemi parasysh situatën me COVID, dhe kufizimet nga shteti anglez por shpresojmë që numri i biletave për tifozët tanë të rritet. Ne do të kërkojmë që një gjë e tillë të bëhet e mundur”, deklaroi Gravina.

Ndeshja Itali – Spanjë, zhvillohet të martën nga ora 21:00.