Euro 2020

Veteranët me më së shumti paraqitje në “Euro 2020”

Descriptive Text

Kampionati Evropian sivjet është i veçantë, u shty për shkak të koronavirusit, po luhet në 11 qytete ndërsa në 1/8 e finales u eliminuan Kroacia, Franca, Portugalia e Gjermania, disa prej kandidateve për të triumfuar.

36-vjeçari Cristiano Ronaldo në edicionin tjetër të Evropianit do të jetë 39-vjeçar. Veterani tjetër i Portugalisë është Pepe si 38-vjeçar që do të pensionohet bashkë me të. Luka Modriq 35-vjeçar ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë me kroatët në Katar. Kroacia vetëm mund të ëndërrojë për të në Evropianin e ardhshëm.

Edhe qendërmbrojtësi i Italisë, Giorgio Chiellini, pas këtij turneu mund të pensionohet pasi është 36-vjeçar. Goran Pandev si 37-vjeçar veçse është pensionuar pas eliminimit nga gara.

Por, në mesin e lojtarëve veteranë me më së shumti paraqitje është Cristiano Ronaldo që ka luajtur 179 herë me shtetin e tij, ndërsa Modriq është prapa portugezit me 142 paraqitje.