Euro 2020

Ukraina do të “vdesë në fushë” kundër Anglisë, thotë ylli i Wimbledon, Svitolina

Shpirti ekipor i Ukrainës do t’i shoh futbollistët “të vdesin në fushë” përpara se të dorëzohen përballë Anglisë në çerekfinalen e “Euro 2020” të shtunën në Romë, ka thënë ylli ukrainas i tenisit, Elina Svitolina në Wimbledon të mërkurën.

Ukraina u kualifikua në çerekfinale, pasi e mposhti Suedinë me rezultatin 2:1 pas vazhdimeve, të martën mbrëma.

Arritja e Ukrainës në këtë fazë, nën trajnerin dhe ish-lojtarin Andriy Shevchenko, u bë edhe më e mrekullueshme duke pasur parasysh faktin se i humbi dy ndeshje në fazën e grupeve.

“Ne nuk kemi asgjë për të humbur, kjo është e sigurt”, tha Svitolina pasi arriti në raundin e dytë të Wimbledonit, duke e mposhtur belgen Alison Van Uytvanck 6-3, 2-6, 6-3 në sete.

“Ne bëmë më të mirën tashmë për ta mposhtur Suedinë, dhe i shfrytëzuam shanset tona. Pra, ne thjeshtë duhet të shkojmë Romë dhe të japim më të mirën. Dhe ne do ta bëjmë atë, sepse ne jemi Ukraina. Ne kurrë nuk dorëzohemi. Do të luftojmë deri në fund, do të vdesim në fushë”.