Euro 2020

Petkoviqi të premten vendos edhe një rekord te Zvicra

Vladimir Petkoviq do ta drejtojë Zvicrën për herë të 78 të premten kundër Spanjës dhe bëhet trajneri me më së shumti ndeshje.

Ai gjithashtu i kaloi të gjithë përzgjedhësit e Zvicrës edhe sa i përket pikëve të fituara.

Aktualisht ka barazuar rekordin për ndeshje të drejtuar, rekord të cilin e mbante Karl Rappen me 77 ndeshje.

Petkoviq drejtimin e Zvicrës e mori në vitin 2014, ndërsa për herë të parë “helvetikët” marrin pjesë në çerekfinale.

Zvicra kurrë nuk kishte arritur më herë të kualifikohet në çerekfinale në një turne të madh të futbollit.

1. Vladimir Petkoviq (77 ndeshje)

2. Roy Hodgson (37 ndeshje)

3. Ottmar Hitzfeld (61 ndeshje)

4. Kobi Kuhn (70 ndeshje)

5. Paul Wolfisberg (46 ndeshje)

6. Karl Rappan (77 ndeshje)