Euro 2020

2000 skocezë dyshohet se janë infektuar me COVID-19 duke shikuar “Euro 2020”

Afro 2000 raste me COVID-19 në Skoci janë të lidhura me personat që kanë shikuar ndeshjet e futbollit të “Euro 2020”, raporton BBC.

Agjencia e Shëndetit Publik të Skocisë ka thënë se dy të tretat e 1991 rasteve janë persona që kanë udhëtuar në Londër për ndeshjen e Skocisë me Anglinë më 18 qershor në kuadër të fazës së grupeve të “Euro 2020”.

Këtu përfshihen 397 tifozë që ishin brenda stadiumit Wembley.

Një numër i vogël i rasteve lidhet me personat që ishin në Fanzone në Glasgow dhe po ashtu në dy ndeshjet e Skocisë në “Hampden Park” në “Euro 2020”.