Euro 2020

Rice i kënaqur me fitoren ndaj Gjermanisë

Mesfushori i Anglisë, Declan Rice është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Gjermanisë në 1/8 e finales të Kampionatit Evropian.

Pas ndeshjes, Rice ka thënë se me këtë triumf përballë gjermanëve, Anglia e ka shkruar historinë. Anglia e mposhti Gjermaninë me rezultatin 2:0 në Londër.

Ai shtoi se tani po mendon për ndeshjen çerekfinale, që do të zhvillohet të shtunën në Romë, pavarësisht kundërshtarit. Në çerekfinale, Anglia e pret fituesin e ndeshjes ndërmjet Suedisë dhe Ukrainës.

“Është diçka e pabesueshme, pasi shumë njerëz na kishin eliminuar qysh në fazën e grupeve, ku kishin ankesa në lidhje me lojën tonë dhe mungesën e shënimit të golave. Megjithatë, në e krijuam historinë me këtë fitore dhe jam shumë krenar”, është shprehur Rice. “Pas kësaj fitoreje të rëndësishme dhe të vështirë, ne duam të ecim përpara në Evropian, por na pret një ndeshje e madhe të shtunën në Romë. Ndaj Gjermanisë, të gjithë ishim të gatshëm për fitore, përfshirë edhe tifozët. Ne vërtetë besojmë se mund ta fitojmë turneun në ‘Wembley’”. Rice, gjithashtu pati fjalë të mira për Raheem Sterlingun e Harry Kanen, për të cilët tha se janë lojtarë për ndeshje të mëdha.