Euro 2020

Holesh, lojtar i ndeshjes

Mesfushori Tomash Holesh është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Holandës dhe Çekisë. Çekët shokuan Holandën duke e mposhtur 2:0 në një të tetën e finales në Euro 2020.

Dhe Holesh vlerësohet më meritori për fitoren e madhe të Çekisë. Ai kishte një gol e një asistim.

“Ai vendosi ndeshjen me golin dhe asistimin për të dytin. Ai ishte i shkëlqyeshëm si mesfushor dhe luajti sigurt në një pozitë të rëndësishme”, ka thënë Dushan Fitzel, anëtar i komisionit teknik të UEFA-s