Euro 2020

Saka insiston se nuk ia ka frikën askujt

Bukayo Saka

Bukayo Saka është i motivuar para ndeshjes së 1/8 së finales të “Euro 2020” mes Anglisë e Gjermanisë. Ylli i ri anglez thotë se nuk ia ka frikën askujt.

Saka shkëlqeu në ndeshjen e fundit të fazës grupore mes Anglisë e Çekisë, duke u zgjedh edhe lojtar i ndeshjes.

Saka shpreson të fitojë këtë trofe edhe në ndeshjen e të martës mbrëma kundër Gjermanisë që do të luhet në Wembley.

Përkundër kualitetit të madh që ka Gjermania, Saka thotë se nuk frikësohet.

“Nëse luaj kundër Gjermanisë do të jetë ndeshja më e madhe e karrierës sime. Nuk e di se si do të ndjehem atë ditë, por momentalisht nuk ia kam frikën askujt”, ka thënë Saka 19-vjeçar, raporton BBC.

Saka nuk ishte aktivizuar në ndeshjet kundër Kroacisë e Skocisë, por shkëlqeu në atë kundër Çekisë.

Ai edhe pse ka vetëm gjashtë ndeshje me Anglinë, po luan pa frikë dhe është përshtatur mjaft mirë.