Euro 2020

Ukrainës i mjaftuan tri pikë, Finlandës e Sllovakisë jo

Descriptive Text

Njëjtë si në Evropianin e kaluar, edhe në Euro 2020 ka qenë e mundur të avancohet në fazën nokaut me vetëm tri pikë të fituara në grup.

Katër prej gjashtë përfaqësueseve më të mira të vendit të tretë kanë avancuar. Portugalia, Çekia e Zvicra i kishin nga 4 pikë. Ndërsa Ukraina ka avancuar me tri pikë të fituara. Por me tri pikë nuk kanë mundur të vazhdojnë garën Finlanda dhe Sllovakia. Ukraina ka pasur goldallim më të mirë se Finlanda e Sllovakia. Goldallimi i Finlandës ishte -1, ndërsa Finlanda e kishte -2. Sllovakia ishte më larg, kishte goldallim -5.