Euro 2020

Maguire shpreson të luajë ndaj Çekisë

Descriptive Text

Harry Maguire është duke pritur të kthehet pas gjashtë javëve pauzë shkaku i lëndimit dhe ta ndihmojë përfaqësuesen e Anglisë të kalojë në fazën nokaut të Evropianit si fituese e grupit.

Anglia do të përballet në ndeshjen e tretë të Grupit D ndaj Çekisë të martën në mbrëmje. Kapiteni i Manchester Unitedit humbi fundin e sezonit pas lëndimit të kyçit të këmbës dhe ishte për herë të parë në stol kundër Skocisë.

“Po ndihem mirë. Padyshim që kyçi i këmbës po bëhet më i fortë dhe unë jam duke u ndier më sigurt. Sa më shumë stërvitje që bëj, aq më shumë lojë do të luaj. Jam i sigurt se do të fitoj më shumë besim dhe kështu funksion. Jam në dispozicion të trajnerit dhe jam gati të luaj. Çdo ndeshje në Evropian është e rëndësishme. Djemtë kanë vendosur veten në një pozitë të shkëlqyer në grup me katër pikë në dy ndeshje, edhe pse duam që ta fitojmë çdo ndeshje futbolli”, ka thënë Maguiere.

Anglia është në vendin e dytë me katër pikë, sa ka edhe Çekia, ndërsa me nga një pikë janë Kroacia dhe Skocia.