Euro 2020

UEFA mund të zhvendosë finalen e “Euro 2020” në Hungari

Descriptive Text

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka kërcënuar se do të zhvendosë finalen e Euro 2020 në Hungari nëse Qeveria e Britanisë së Madhe nuk bën përjashtim për 2.500 mysafirë që do të jenë në finalen e Evropianit në “Wembley”.

Zyrtarët e UEFA-s kanë njoftuar se do të kenë një takim me Qeverinë britanike për të diskutuar mundësinë për të bërë përjashtime për izolimin e mysafirëve që do të jenë në finalen e madhe.

Qeveria britanike vazhdon të ketë disa shtete në listën e kuqe dhe për këtë arsye personat që hyjnë në Britani detyrohen të vetizolohen për 10 ditë.

Zyrtarët e UEFA-s do të takohen me Qeverinë britanike për të diskutuar këtë mundësi të largimit të vetizolimit. UEFA ka paralajmëruar se në rast se nuk arrihet marrëveshja finalja mund të zhvendoset në Budapest të Hungarisë në stadiumin “Puskas Arena”.