Euro 2020

Formacionet zyrtare: Holandë - Austri

Holanda do të përballet me Austrinë në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit C të Euro 2020 sonte me fillim nga ora 21:00.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Johan Cfruyff Arena” në Amsterdam.

Dyja përfaqësueset shënuan fitore në xhiron e parë. Holanda mposhti 3:2 Ukrainën, ndërsa Austria 3:1 Maqedoninë e Veriut.

Austria në këtë ndeshje do të jetë në mungesë të sulmuesit Marko Arnautoviq, që është suspenduar pasi shau në gjuhën serbe futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Holanda do të luajë me formacion 3-5-2 ndaj Austrisë. Në portë do të jetë Martin Stekelenburg, në mbrojtje Stefan de Vrij, Matthijs de Ligt e Daley Blind. Në mesfushë Denzel Dufries, Marten de Roon, Georginio Wijnaldum, Frenkie de Jong e Patrick van Aanholt, ndërsa në sulm Wout Weghors e Memphis Depay.

Austria ndërkohë do të startojë me formacion 4-4-2. Në portë është Daniel Bachmann, në mbrojtje Stefan Lainer, Aleksandar Dragoviq, Martin Hinteregger e Andreas Ulmer. Në mefsushë Christoph Baumgartner, Xaver Schlager, Konrad Laimer e David Alaba, ndërkohë në sulm do të startojë me Marcel Sabitzerin e Michael Gregoritschin.